LAJMI I FUNDIT:

Prishtina i shkrin Xehetarët

Prishtina i shkrin Xehetarët

Sigal Prishtina ka shënuar fitore të thellë ndaj Trepçës në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve me rezultat 88-60

Në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve mbretëroi një atmosferë fantastike nga Plisat, që përkundër cilësisë më të madhe të ekipit, nuk e lanë vet ekipin në këtë derbi.

Dhe në çerekun e parë përfunduan pothuajse gjasat e mysafirëve.


Loja e shkëlqyer e vendasve bëri që ata të jenë në epërsi të madhe pas pjesës së parë.

Por në pjesën e dytë lojtarët vendas të vetëkënaqur me rezultatin, lejuan një rikthim të xehetarëve që për pak sa nuk kushtoi. Ata u afruan deri në 10 pikë diferencë.

Në këto moment Dardan Berisha shfaqi primatin e tij në fushën e lojës, duke bërë një lojë të mirë në mbrojtje dhe efikase në sulm.

Në fund Prishtina fitoi me rezultat 88-60 në atë që ishte një manifest i bukur për basketbollin kosovar, por që i munguan edhe tifozët mysafirë të Trepçës