LAJMI I FUNDIT:

Prishtina ‘fikë’ bastoret

Prishtina ‘fikë’ bastoret

Fitorja e Sigal Prishtinës ndaj KK Kumanovos nuk u ka shkuar shumë për shtati shtëpive të basteve, veçanërisht në Kosovë. Prishtina u bë skuadra e parë e basketbollit kosovar që zuri vend në shtëpitë e basteve në vendin tonë dhe shumë bastëvënes vunë të holla të majme për triumfin ‘bardhekaltër’. Menaxheri i bastores ‘As’, aty ku Sigal Prishtina zuri vend në baste, Ilir Zeqiri ka deklaruar për Arena se kishte një interesim mjaft të madh për të luajtur këtë ndeshje, ndonëse nuk ka preferuar të përmend shifra.

“Interesimi për ta luajtur këtë ndeshje ishte i kënaqshëm. Mund të them se të gjithë kanë luajtur për fitoren e Prishtinës dhe vetë prezenca e kësaj skuadre në librin e basteve ka qenë i mirëseardhur për bastëvënsit këtu. Është hera e parë që ndodh një gjë e tillë”, ka theksuar Zeqiri. “Besoj se pas këtij interesimi edhe ndeshja e radhës e Prishtinës do të jetë në bastore”, ka konfirmuar tutje Zeqiri.

Ky i fundit ka theksuar se ndeshja mes Pejës dhe Kozuvit nuk ishte në librin e basteve të ‘As’ por nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen të futet edhe skuadra pejane. E Zeqiri ka treguar se ka pasur shume bastëvenie nga jashtë Kosovës për ndeshjen Kumanovo-Prishtina, pasi ‘As’ është përfaqësi e kompanisë së basteve ‘Tipico’.

“Duke qenë se ne jemi përfaqësues të ‘Tipicos’, mund t’ua konfirmoj se ka pasur interesim nga disa vende të Evropës për ta luajtur këtë ndeshje. Shumica prej tyre kanë luajtur për fitoren e Prishtinës, pasi besoj se ata janë konsultuar dhe menduar mirë para se ta luajnë atë”, ka përfunduar Zeqiri. Mësohet se mijëra euro baste janë vënë për sfidën mes skuadrës maqedonase kundër prishtinasve. Ndryshe, kuota e fitores së Prishtinës është ndryshuar gjatë ditës së mërkurë, me kuotën e fundit 2,10. /Tribuna/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Premier League
Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Premier League
Lojtari të cilin Arteta e solli personalisht tek Arsenali po kërkon largimin gjatë verës

Lojtari të cilin Arteta e solli personalisht tek Arsenali po kërkon largimin gjatë verës

Premier League
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Ndërkombëtare
Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Ndërkombëtare
Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Premier League
Kalo në kategori