LAJMI I FUNDIT:

Prishtina e fortë për Trepçën, fiton në ‘Minatori’

Prishtina e fortë për Trepçën, fiton në ‘Minatori’

Klubi i basketbollit, Prishtina ka arritur të mposht në udhëtim Trepçën me rezultat 74:59.

Kampioni i Kosovës në basketboll është treguar arrë e fortë për skuadrën mitrovicase, duke e mposhtur në shtëpinë e tyre.

Çereku i pari i takoi vendasve, ku dominuam paksa këtë çerek që e fituan në fund me rezultat 21-16 dhe u mendua që Trepça do ta fitonte këtë ndeshje.


Megjithatë, pjesa e parë e takimit përfundoi me epërsinë prej nëntë pikëve të mysafirëve apo pranë rezultatit 28-37.

Forca e vërtetë e kampionëve nga Prishtina u pa në çerekun e tretë dhe të katërt, ku edhe thelluan epërsinë dhe në fund rezultati shënonte 74:59, duke ia japë triumfin Prishtinës.

Basketbollisti më i dalluar në këtë ndeshje ishte Malcolm Rhett me 21 pikë e pesë kërcime, ndërsa te Trepça më i dalluari ishte Besnik Azemi me 15 pikë dhe gjashtë kërcime.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Liga e Parë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

La Liga
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

La Liga
Kalo në kategori