Kampioni vjeshtor, Llamkos Kosova, ka krijuar epërsi solide ndaj përcjellësve të saj, kështu që drejtuesit e skuadrës, trajnerët, futbollistët e veçmas tifozët “Forca” kanë bindjen se nuk ka kush t’i lëvizë nga pozita e liderit.
Megjithatë, kështu nuk mendojnë të gjithë, të paktën jo ata që mëtojnë titullin e kampionit.
Na fakt janë rivalët e Llamkos Kosovës, Ferizaj e Prishtina, dy skuadra të cilat shpresojnë se në fund njëra nga ato do t’i gëzohen titullit.
Ndeshjet e para kontrolluese mbase nuk mund të jenë barometër se deri ku kanë arritur skuadrat me përgatitje, por gjithsesi është një pasqyrë që tregon forcën e skuadrës.
“Kemi zhvilluar tri ndeshje me karakter testimi ku janë përfshirë të gjithë futbollistët dhe nuk mund ta kemi një pasqyrë reale. Këtë mund ta themi vetëm pas zhvillimit edhe të disa ndeshjeve kontrolluese të nivelit më të lartë. Po shihet se na mungon një sulmues, por shpresoj se do ta angazhojmë Berat Hysenin, i cili ka marrë leje nga Prishtina dhe mund të na bashkohet.
Siç dihet, Genc Hyseni për shkak të lëndimit nuk ka vazhduar stërvitjet me Ferizajn, ndonëse ka bërë përpjekje të mëdha”, tha kryetrajneri i Ferizajt, Bylbyl Sokoli. Sa i përket vazhdimit të përgatitjeve dhe synimeve në garat pranverore, Sokoli shprehet:
“Më 16 shkurt planifikojmë të shkojmë përsëri në Shqipëri ku do të qëndrojmë 6 ditë. Do t’i zhvillojmë edhe disa ndeshje kontrolluese. Kur është fjala për ambicie, ne nuk e kemi nisur edicionin për t’u bërë kampion. Diferenca e pikëve nga Llamkos Kosova është e madhe, por nuk heqim dorë nga lufta për titull deri në momentin e fundit”.
Në dy ndeshje miqësore Ferizaj është mposhtur nga Trepça me rezultat 3:2, kurse më të njëjtin rezultat ka mundur Ulpianën. Ferizaj nuk kishte fat me rastin e shortit për garat e kupës pasi do të ballafaqohet pikërisht kundër Llamkos Kosovës. “Do ta kemi vështirë për faktin se ndeshja luhet në Vushtrri e dihet se në çerekfinale nuk ka ndeshje të kthimit”, tha Bylbyl Sokoli.
Titullin e mendon edhe kryetrajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani, veçmas pas përforcimeve të bëra dhe pas përgatitjeve të cilët mund të themi se kanë kaluar pa telashe.
“Natyrisht se do të luftojmë ta mbrojmë titullin dhe unë jam optimist, sidomos tani kur jemi përforcuar dukshëm.
Sa i përket ndeshjeve kontrolluese nuk kam pritur më shumë, pasi jemi në fazën e përgatitjeve fizike dhe nuk kemi ushtruar në fushë, kështu që dy ndeshje kontrolluese nuk e pasqyrojnë realitetin”, thekson Afrim Tovërlani, duke shpresuar se prurjet në skuadër do ta gjejnë veten me kalimin e kohës. “Shpresoj se përforcimet do të inkorporohen si duhet. Kemi kohë deri në fillim të kampionatit, kurse vazhdimi i përgatitjeve në Ulqin do të thotë shumë për ne pasi atje do t’i zhvillojmë edhe disa ndeshje kontrolluese”, shprehet “Toki”.
Ekspedita e Prishtinës pritet që nesër të niset për në Ulqin ku do të qëndrojë 10-12 ditë. Deri më tash, Prishtina ka zhvilluar dy ndeshje kontrolluese. Në Prizren kundër Lirisë ka luajtur pa gola, kurse dje e ka mposhtur Llapin në kryeqytet me rezultat 2:1. Në ndeshjen e parë pranverore Prishtina takohet me Trepçën në kryeqytet, ndërkohë Ferizaj e pret Drenicën. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/copa-del-rey-380x233.jpg)
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat
![Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/arsenal-380x233.jpg)
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit
![Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/koreografia-380x233.jpg)
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej
![Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/koreografia-780x439.jpg)
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej
![Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/guardiola-1-780x439.jpg)
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën
![Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vinicius-jr-1-780x439.jpg)
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/arsenal-780x439.jpg)
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit
![Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/ancelotti-5-780x439.jpg)
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re