Është atdheu i dy këngëtareve më të famshme të kohëve të fundit, Dua Lipa dhe Rita Ora, kryeqyteti i shtetit më të ri në Europë dhe fsheh një nga lagjet më të bukura në Ballkan, sipas New York Times. Ja ku është Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, një qytet i ri për të vizituar tani, para se të gjithë ta vënë re atë.
Kështu shkruan gazetarja italiane Francesca Masotti në një artikull të botuar në Vanity Fair Italia, kushtuar kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës.
Që Kosova ka ndryshuar, vihet re menjëherë sapo vendos këmbë në Prishtinë.
Kryeqyteti i gjallëruar, me 200 mijë banorë është qendra kulturale, ekonomike dhe artistike më e rëndësishme e Kosovës.
Një vend i ri, përkundrazi shumë i ri (mosha mesatare e kosovarëve është 25 vjeç, pra 20 krahasuar me Italinë) me një histori të rëndësishme në supe dhe një të ardhme jo të sigurt.
Por, si është Prishtina sot pothuajse 20 vite pas përfundimit të luftës dhe pastrimit etnik të mëparshëm nga presidenti i atëhershëm serb Slobodan Milosheviç kundër popullatës shqiptare, që ende pret drejtësi dhe respekt?
Pjesa më e madhe është ende atje, ndërtesat, kujtimet e gjalla në mendjet e njerëzve, por kaq shumë janë shtuar në qytet, si monumenti Newborn, i ngritur më 17 shkurt 2008 (ditën e shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga Serbia) katedralja mbresëlënëse kushtuar Nënë Terezës (e lindur në Shkup nga një familje shqiptare nga Kosova) e shenjtëruar në shtator të vitit të kaluar.
Prishtina është një destinacion që po hyn ngadalë në radarët e adhuruesve të udhëtimeve më të çuditshëm që, të lodhur nga destinacionet e zakonshme, vendosin të ndërmarrin një nga udhëtimet më të bukura dhe më pak të njohura të Ballkanit. Është kryeqyteti që duhet të zbulohet tani, para se gjithkush të jetë i vetëdijshëm për të, një qytet që vizitohet lehtësisht në fundjavë. I gjithë i bazuar në art, kulturë dhe jetën e natës.
Zemra e kryeqytetit të Kosovës Bulevardi “Nënë Terezë”, një shëtitore pedonale përreth së cilës ka një labirint rrugësh të ngushta, ku shfaqen si kërpudha, restorantet, klubet e natës dhe kafenetë moderne. Këtu, në shkurt të këtij viti, këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora mbajti një koncert për të festuar pavarësinë dhjetëvjeçare të vendit.
Gjëja e parë që duhet të bëni është të porosisni një kafe mes Soma Book Station dhe Dit’e’Nat ‘, dy restorantet më të njohura në Prishtinë. Në të dyja ka një koleksion të konsiderueshëm librash, një koktej bar, një kuzhinë ku përgatiten pjatat cilësore me produkte nga fshatrat e afërta dhe me një klientelë të rinjsh, studentë universiteti dhe të rritur që jetojnë dhe punojnë në kryeqytetin e gjallë të Kosovës. Për ata që nuk e dinë, kafja, në këto pjesë, nuk është thjesht një pije, por një mënyrë jetese, një ritual pa të cilin është e pamundur të rrish. Prandaj është e këshillueshme që të marrësh pak kohë për të shijuar këtë moment të shenjtë.
Mos u shqetësoni për të humbur në labirintin e rrugicave, që formojnë qytetin e vjetër të Prishtinës, sepse këtu nëse kërkoni informacion në rrugë, gjithmonë ka dikush që dëshiron t’ju shoqërojë personalisht në destinacionin tuaj.
Meriton një vizitë Muzeu Etnologjik “Emin Gjiku”, i vendosur në një shtëpi otomane tradicionale të shekullit të XVIII, e cila ofron një afresk interesant të kulturës së vendit dhe mbi të gjitha, vitet e sundimit osman.
Dy hapa më tej është Xhamia e mrekullueshme Mehmet Fatih, e zbukuruar në brendësi dhe në pjesën e jashtme, me një kopsht ku fëmijët e të gjitha moshave luajnë pa kujdes.
Vizioni i islamit të dukshëm, të paktën rreth meje, është më i relaksuar sesa ai i paraqitur nga mediat perëndimore. Ndodh shpesh që të shohim grupe të vajzave, disa me pantallona të shkurtra, të tjera që mbulohen, duke biseduar pa gjykuar njëra tjetrën. E paimagjinueshme në anët tona.
Nëse pyesni se çfarë tjetër duhet të shikoni në Prishtinë, mos harroni të vizitoni Bibliotekën Komëbtare “Pjetër Bogdani”, një ndërtesë e çuditshme e arkitektit kroat Andrija Mutnjaković, emblemë e arkitekturës socialiste jugosllave.
Edhe Telegraph e ka futur në vendin e 18-të të listës së ndërtesave më të shëmtuara në botë. Biblioteka është një vend i kërkuar për të pasionuarit e arkitekturës socialiste, falë 99 kupolave të saj prej xhami , të gjitha me forma të ndryshme dhe fasadat e mbuluara me rrjetë metalike .
Aty mund të admirosh koleksione librash që tregojnë për historinë e vendit, salla leximi, një sallë ku mund të vëzhgosh kupolat nga një tjetër perspektivë.
Pranë bibliotekës ka edhe një hapësirë të madhe të gjelbër dhe kisha ortodokse serbe. Sipas planeve të Millosheviçit do të bëhej kisha më e madhe në vend, por për shkak të shpërthimit të luftës asnjëherë nuk është përfunduar. Sot serbët, në qytet, janë të paktë. Pas luftës, shumë prej tyre kanë ikur nga shtëpitë e tyre dhe janë kthyer në Serbi, të frikësuar nga hakmarrja e shqiptarëve. Kundër krimeve të dyshuara të kryera nga UÇK-ja, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në dëm të civilëve serbë, gjithashtu u ngrit një gjykatë speciale.
Në mbrëmje, atëherë, magjia zbret në Prishtinë. Ekspozita, koncerte, opera, festivale (si PriFest, ngjarje kinematografisë e mbajtur për dhjetë vjet në korrik) ndjekin njëri-tjetrin në kalendarin e qytetit. Një kafe ose një pijetore bosh nuk mund të gjendet në asnjë kohë.
Vështirë për të zgjedhur midis ngjarjeve të shumta kulturore në kryeqytet. Një turmë e të rinjve ka mbushur lokalet e qendrës, një brez i ri që mbart mbi supe barrën e ndërtimit të themeleve të një shteti të ri dhe që duket se ka lënë pas tragjeditë dhe padrejtësitë e asaj marrëzie njerëzore, e cila në vitet e turbullta të ’90 tronditi një popullatë të tërë.
Shumë kanë humbur të dashurit e tyre dhe nuk kanë marrë ende drejtësi dhe ndoshta kurrë nuk do të marrin atë. Unë nuk mund të mos mendoj për fatin që kam pasur kur në të njëjtat vite, kur unë luaja me motrën time dhe shkoja në det me prindërit e mi, ata ishin viktima të një prej momenteve më tragjike të historisë bashkëkohore evropiane. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!