LAJMI I FUNDIT:

Prishtina bindëse ndaj Kosovës së Munihut

Prishtina bindëse ndaj Kosovës së Munihut

Prishtina ka fituar Kupën mbarëkombëtare, pasi që në finale e ka mposhtur skuadrën shqiptare nga Gjermania, Kosovën e Munihut me rezultat të thellë 8:1. Prishtina në këtë takim ndonëse hyri me ekip të kombinuar ku në përbërjen e parë trajneri Afrim Tovërlani kishte angazhuar disa futbollistë të rinj, dominoi plotësisht në fushë, çka edhe ishte normale, kur dihet se mysafirët nga Gjermania nuk janë të një rangu të lartë dhe se futbollin e kanë vetëm hobi.

”Për ne është nder të luajmë me ekipin e Prishtinës. Këta futbollistë këtë e kanë punë, ndërsa për ne hobi. Gjithsesi jam i lumtur që isha sot këtu. Sa i përket ndeshjes në kemi punuar shumë dhe kemi ardhur për të fituar, por u pa që këta janë shumë më të fortë, shumë më të organizuar dhe me cilësorë”, tha futbollisti i Kosovës së Munihut, Fidan Mamaj.

Prishtina mirë e nisi takimin derisa iu kanë dashur vetëm 2 minuta për të ardhur te goli i parë, ishte Flamur Shala ai që hapi serinë e golave për Prishtinën. Në listën e realizatorëve për Prishtinën u shënuan edhe Berat Hyseni, Shend Kelmendi e Lorik Aliu që shënuan nga dy gola, ndërsa një e shënoi edhe mesfushori Qëndrim Jahjaj. Të vetmin gol për mysafirët nga Gjermania e shënoi Ylber Sahiti në minutën e fundit të ndeshjes.

“Ishte një ndeshe interesante për ne. Prishtina në çdo takim hyn me seriozitet në fushë edhe ne sot hymë për të dhënë më të mirën, por u pa që kundërshtari nuk ishte në nivelin tonë”, tha sulmuesi Berat Hyseni, që duket se tashmë ka hyrë në formën më të mirë të tij.


Për Prishtinën luajtën: Mushica, Thaçi, Gashi, Haxhaj, Miftari, Ahmeti, Jahaj, Aliu, Hyseni, Kelmendi dhe Shala. U aktivizuan edhe: Muqiçi, Llumnica, Begolli, Gent. Begolli, Krasniqi, Berisha, Kuka e Pira. Për Kosovën luajtën: Begisholli, Krasniqi, Mamaj, Salihaj, Neqka, Sherifi, Muji, Dragidella, Muji, Shala dhe Zeqiri. U aktivizuan: Sahiti, Ramadani, Salihi, Mehmeti, Gashi e Kirberi. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Premier League
Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Premier League
Lojtari të cilin Arteta e solli personalisht tek Arsenali po kërkon largimin gjatë verës

Lojtari të cilin Arteta e solli personalisht tek Arsenali po kërkon largimin gjatë verës

Premier League
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Ndërkombëtare
Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian

Ndërkombëtare
Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Premier League
Kalo në kategori