LAJMI I FUNDIT:

Prishtina barazon serinë finale me Bashkimin

Prishtina barazon serinë finale me Bashkimin

Prishtina ka shënuar fitore në takimin e dytë të serisë finale të Superligës së Kosovës në basketboll.

Plisat triumfuan në palestrën sportive ‘Sezai Surroi’ kundër Bashkimit me rezultat 76-73 duke barazuar serinë finale në 1:1.

Te dyja skuadrat treguan një ndeshje të nivelit të lartë, ashtu siç e meriton një finale e madhe, ku dominuan aksione të bukura dhe një atmosferë fantastike e krijuar prej tifozërive të të dyja ekipeve.


Pjesa e parë ishte një ndeshje shumë e fortë, ku u veçuan gjuajtjet e sakta dhe me plot aksione, transmeton Telegrafi.

Në saje të një mbrojtje të mirë dhe efikase të dyja skuadrave, çereku i parë i takoi prizrenasve me vetëm një pikë epërsi 22-21.

Prizrenasit 20 minutshin e parë e përfunduan në dobi të tyre me një epërsi prej pikëve, gjegjësisht me rezultat, 39-37, transmeton Telegrafi.

Edhe në vazhdim të takimit ndeshja ishte e nivelizuar dhe epërsinë më të madhe e krijuan vendasit në tetë pikë.

Periudha e tretë sërish përfundoi me epërsinë e vendasve të cilën e përfunduan këtë çerek me rezultat 60-58.

Çereku i tretë ishte më i dobët sa i përket numrit të shënimeve të pikëve në saje të gabimeve të shumta të dyja ekipeve dhe kështu takimi përfundoi në dobi të ‘Plisave’ me rezultat 78-73.

Basketbollisti më efikas te Bashkimi ishte Jastin Black me 22 pikë ndërsa te mysafirët më i miri ishte Mike Moser me 21 sosh.

Kujtojmë se ndeshjen e parë e zhvilluar në Pallatin e Rinisë në kryeqytet e fitoi Bashkimi me rezultat 76-66.

Theksojmë se ndeshja e tretë mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet të dielën në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Superliga
Kalo në kategori