LAJMI I FUNDIT:

Prishet tualeti hapësinor!

Prishet tualeti hapësinor!

Ekipi i stacionit ndërkombëtar hapësinor është zënë ngushtë, sepse tualeti i tyre është prishur.

NASA shpreson se tualeti do të mund të ndreqet kur anija kozmike, Discovery, të zbresë në hapësirë javën e ardhshme, raporton gazeta Daily Telegraph.

Derisa njëri prej anëtarëve të ekuipazhit ishte duke përdorë një tualet të punuar nga rusët javën e kaluar, motori i fluturës ndaloi së funksionuari.

Që prej atëherë, pjesa që mbledh lëngjet e tualetit ka punuar herë po e herë jo. Për fat të mirë, pjesa që zbrazë mbeturinat është duke funksionuar si duhet.


Zyrtarët kinezë nuk e dinë shkakun e problemin, ndërsa ekuipazhi nuk ka qenë në gjendje ta rregullojë atë.

"Si çdo shtëpi kudo është e qartë rëndësia të kihet një tualet funksional”, ka thënë Allard Beutel, një zëdhënës i NASA-s.

Discovery është bërë gati për nisje të shtunën, derisa ajo do të bëhet bashkë me stacionin hapësinor në telashe, qysh të hënën e ardhshme.