LAJMI I FUNDIT:

Princi saudit: Turqia, “trekëndëshi bashkëkohor i së keqes”

Princi saudit: Turqia, “trekëndëshi bashkëkohor i së keqes”

Princi i fuqishëm i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman e ka përshkruar Turqinë si pjesë të një “trekëndëshi të së keqes” së bashku me Iranin dhe grupet e ashpra islamike, njoftoi të mërkurën gazeta egjiptiane “Al-Shorouk”, cituar nga “Haaretz”.

Princi saudit gjithashtu akuzoi Turqinë se po përpiqej të rivendoste Khalifatin Islamik, të shfuqizuar gati një shekull më parë, kur Perandoria Osmane u rrëzua.

Komentet e tij pasqyrojnë dyshimin e thellë të Princit të Arabisë Saudite për Presidentin Tayyip Erdogan, Partia qeverisëse e së cilës AK ka lidhje të forta me Vëllazërinë Myslimane dhe lidhje të forta me Katarin, që Arabia Saudite i ka vendosur sanksione.


Turqia ka punuar gjithashtu me Iranin, rivali i Arabisë Saudite në Lindjen e Mesme, në përpjekjet për të reduktuar luftimet në Sirinë veriore në muajt e fundit dhe shefat ushtarak iranian dhe turq shkëmbyen vizita vitin e kaluar.

“Al-Shorouk” citoi princin Mohammed të thoshte “trekëndëshi bashkëkohor i së keqes përfshin Iranin, Turqinë dhe grupet fetare ekstremiste”.

Princi foli për redaktorët e gazetës egjiptiane gjatë një vizite në Kajro, në udhëtimin e tij të parë të huaj që kur u bë trashëgimtar i gjigantit eksportues të naftës vitin e kaluar.

Ai tha se mosmarrëveshja me Katarin mund të jetë e gjatë, duke e krahasuar atë me embargon e Kubës të imponuar 60 vjet më parë.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahreini prenë lidhjet diplomatike dhe tregtare me Katarin qershorin e kaluar, duke pezulluar rrugët ajrore dhe anijet me eksportuesin më të madh të gazit natyror të lëngshëm, i cili është shtëpia e bazës ushtarake më të madhe të SHBA-së në rajon.

Megjithatë, Princi Salman tha se Katari nuk do të ndalohej të merrte pjesë në një samit arab të pritur nga Arabia Saudite më pas këtë muaj. /Ora News.tv/