LAJMI I FUNDIT:

Prifti- zyrtarisht me Opozitën e Bashkuar

Prifti- zyrtarisht me Opozitën e Bashkuar

Pas largimit nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Dritan Prifti, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, është bashkuar zyrtarisht me Opozitën e Bashkuar.

I njohur jo pak për kritikat e hedhura ndaj eksponentëve të ish-partisë së tij, Prifti tashmë ka zyrtarizuar largimin nga kjo forcë politike dhe nga mazhoranca.

“Prej sot jam pjesë e tavolinës së opozitës dhe do bashkëpunoj pa asnjë ngurim, pasi nuk mund të vazhdoja më me LSI. Në ditët e ardhshme do bëj një kërkesë zyrtare për t’u bërë pjesë e grupit të Partisë Socialiste. Diskutuam për situatën, për të vazhduar rezistencën paqësore, deri në realizimin e zgjedhjeve të reja politike”, ka deklaruar Prifti pas një takimi të zhvilluar me përfaqësues të Opozitës së Bashkuar. /Telegrafi/