LAJMI I FUNDIT:

Prifti përsëri në Prokurori për videon

Prifti përsëri në Prokurori për videon

Ish-ministri Dritan Prifti është thirrur për të dëshmuar përsëri në lidhje me video-përgjimin Meta-Prifti. Prifti është paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme për të dhënë hollësi të tjera për videon.

Prifti ka dorëzuar në prokurori kasetën origjinale dhe ka dhënë shpjegime në lidhje me videon. Media në Tiranë ka raportuar se thirrja e dytë në prokurori ka të bëjë me sqarimin e disa paqartësive në lidhje me videon. /Telegrafi/