Të enjten është hapur Panairi Ndërkombëtar i Edukimit, Turizmit dhe Sportit, i cili ka për qëllim informimin dhe ngritjen e vetëdijes së studentëve rreth përzgjedhjes dhe avancimit të tyre profesional, si dhe mundësive për bursa dhe punë praktike.
Në këtë panair u ekspozuan pika të reja turistike të shumta, të cilat u prezantuan nga agjencitë Kombëtare të Turizmit nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova Lindore dhe më gjerë.
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit në Shqipëri, Olta Lame duke i përshëndetur të pranishmit vlerësoi lart hapjen e panairit tradicional për promovimin e turizmit.
“Një falënderim të veçantë për këtë që na është mundësuar pjesëmarrja jonë në këtë panair me traditë dhe për marrëdhëniet tona të mira”, theksoi Lame.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu tha se edhe për këtë vit Ulqini është i përgatitur për turistët.
“Ne zakonisht sezonin turistik e fillojmë me Kosovë, me festën e 1 majit, kështu edhe kësaj radhe për këtë festë kemi përgatitur një program të veçantë, i cili do të zgjatë një javë ditë dhe besoj se do ta shfrytëzoni këtë kohë që të vini dhe të jeni me ne. Turizmi modern kërkon edhe ndryshime të shumta me ndërtime të hoteleve me katër dhe pesë yje. Ulqini të jetë vazhdimisht qyteti më i frekuentuar, posaçërisht prej shqiptarëve dhe nga turistë të tjerë nga të gjitha shtetet”, tha kryetari Cungu.
Organizatori i këtij panairi nga kompania “CEO”, Bekim Xhafa tha se të dy panairet janë tradicionale, të cilat, sipas tij, për çdo vit sjellin risi të shumta nga turizmi dhe edukimi. Në këto dy panaire të cilat do të jenë të hapura edhe nesër për vizitorët po marrin pjesë mbi 100 kompani nga vendi, rajoni dhe Evropa.
Ndërsa, Rexhë Gashi, investitor nga Zvicra, tha se ka investuar në sektorin e hotelerisë dhe verarisë në Prizren, por ka telashe të gjejë staf profesional.
“Problemi kryesor qëndron në edukim këtu në Kosovë, nuk qëndron në fuqinë punëtore. Kemi mangësi dhe ekspertizë të lëmenjve të ndryshëm ku të rinjtë nuk kanë ende aftësi praktike që të punojnë në lëmi të ndryshme. Një sukses që duket i jashtëzakonshëm këtu, në Evropë është shumë normale. Mungesa e analizës laboratorike kjo është mungesa jonë dhe pengesa kryesore është sistemi i energjisë elektrike ku çmimet janë të jashtëzakonshme, ne paguajmë më shtrenjtë rrymë këtu se sa në Evropë, pengesë kjo edhe me ndërprerje të energjisë”, theksoi Gash i për KosovaPress. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2
Një e-mail i dërguar nga një punëtore te Jeff Bezos zbulon mangësitë e sistemit të pagave, Amazon fillon hetimin

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë