LAJMI I FUNDIT:

Prezantimi në GJND do të jetë i dinjitetshëm

Prezantimi në GJND do të jetë i dinjitetshëm

Kanë mbetur më pak se dy muaj deri kur Kosova duhet të deponojë përgjigjen me shkrim në GJND, nga e cila Serbia ka kërkuar që të deklarohet mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Ndërkaq, procesi nuk bëhet transparent për shkak të, siç thuhet, ndjeshmërisë së çështjes.

Zëvendësministrja e Jashtme, Vlora Çitaku, i tha Radios Evropa e Lirë se ekziston një koordinim në rrafshin ndërkombëtar, në mënyrë që të sigurohen sa më shumë deponime në favor të palës kosovare. “Për shkak të ndjeshmërisë, unë nuk mund të deklarohem në detaje për këtë, por siguroj qytetarët e Kosovës se institucionet po i përmbushin obligimet e tyre, në mënyrë që prezantimi i palës kosovare në GJND të jetë sa më i dinjitetshëm”, tha Çitaku.

Kohë më parë, përmes një letre, ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, u ka kërkuar 80 vendeve që nuk e kanë njohur ende Kosovën, ta mbështesin Serbinë, e cila inicioi çështjen e vlefshmërisë së shpalljes së pavarësisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Por, pala kosovare thotë se tashmë ka siguruar disa konfirmime për përgjigje në favor të Kosovës. Megjithatë, nuk jepen të dhëna për numrin e këtyre shteteve.


Vlora Çitaku jep disa arsye pse ky proces nuk është më transparent. “E para e punës është kërkesë e Gjykatës që të jemi të përmbajtur në deklarime dhe, e dyta, nuk do të donim që me përgjigjet tona t’i japim argumente për mënyrën se si po përgatitemi palës kundërshtare”, tha Çitaku. /Radio Evropa e Lirë/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori