Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Gjermani. Vizita e Thaçit në Berlin sipas një komunikate lëshuar nga Presidenca po bëhet me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel.
Gjithnjë sipas komunikatës në kryeqytetin gjerman, Thaçi nesër do të pritet në takim bilateral nga kancelarja gjermane , ku do të bisedohet për tema të ndryshme të interesit të përbashkët.
“Në këtë takim do të bisedohet për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve, për rritjen e shkëmbimit ekonomik dhe bashkëpunimin në fusha të tjera. Presidenti Thaçi do të kërkojë mbështetjen e kancelares Merkel për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, dinamizmin e perspektivës evropiane, si dhe vazhdimin e mbështetjes në fazën e fundit të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatën e Presidencës.
Kurse sot në mbrëmje,thuhet në komunikatë para shumë përfaqësuesve shtetërorë, diplomatikë, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe mediave, presidenti Thaçi pritet të mbajë një ligjëratë në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie Ndërkombëtare.
“Gjithashtu, ai do të bashkëbisedojë më të pranishmit për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, derisa në panel do të jetë edhe ish-ambasadori gjerman, Wolfgang Ischinger. Gjatë qëndrimit në Berlin, presidenti Thaçi pritet të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues të institucioneve të ndryshme në Gjermani, për të shtyrë përpara agjendën bilaterale dhe evropiane të Kosovës”, thuhet nga Presidenca. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Kapen narkotikë e para false në Prishtinë, prangosen dy të persona
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin
LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti