LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Topi viziton Kosovën

Presidenti Topi viziton Kosovën

Presidenti shqiptar, Bamir Topi nis sot një vizitë zyrtare dyditore në Kosovë, i ftuar nga presidenti kosovar Fatmir Sejdiu. Kjo është vizita e parë zyrtare e presidentit Topi në Kosovë që kur ajo shpalli pavarësinë e saj.

Protokolli i vizitës përmban ndër të tjera, takime me mikpritësin e tij Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi.

Presidenti Topi do të japë edhe një mesazh përshëndetës në Parlamentin e Kosovës.

Në prag të kësaj vizite zoti Topi ka deklaruar në disa media kosovare se vizitat reciproke të krerëve të shtetit të të dyja vendeve, janë dëshmi e qartë se Shqipëria dhe Kosova kanë një vullnet politik gjithëpërfshirës për të zhvilluar marrëdhëniet në të gjitha fushat si dy shtete të pavarura aspirante të denja për familjen euroatlantike. /bbc/