LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Topi në Hungari

Presidenti Topi në Hungari

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi po qëndron për një vizitë zyrtare dy ditore në Republikën e Hungarisë, në krye të një delegacioni, në përbërjen e të cilit janë dhe një grup i rëndësishëm biznesmenësh shqiptarë.

Zyra e Shtypit e Presidencës njofton se Topi do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit hungarez, presidentin Pal Shmit, me kryeministrin Viktor Orban si dhe me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare (Parlamentit), Lazlo Kwver.

Temë qendrore e bisedimeve do të jenë perspektiva e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, duke nënvizuar rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe të shkëmbimeve tregtare, intensifikimin e investimeve të biznesmenëve hungarezë në sektorë jetikë për zhvillimin e ekonomisë shqiptare, si infrastruktura, energjetika, turizmi, etj.

Gjatë qëndrimit të tij në Hungari, Topi do të vendosë një kurorë në Sheshin e Heronjve të Budapestit dhe më pas do të zhvillojë gjithashtu një takim me përfaqësues të diasporës shqiptare në Republikën e Hungarisë. /Telegrafi/