Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në njëintervistën për gazetën e njohur amerikane “The Wall street Journal”, i është përgjigjur kritikave ndaj vendit tëtij për sa i përket luftimit të ekstremizmit islamik, duke thënë se shteti i tij – më i riu në Evropë – po zhvillon luftëtë ashpër kundër elementëve radikalë.
Sipas qeverisë, gjatë pesë viteve të fundit, rreth 300 kosovarë, nga një popullsi prej 1.8 milion banorë, me shumicë myslimane, i janë bashkuar Shtetit Islamik në Siri dhe Irak,
Në një artikull të botuar nga “The New York Times” muajin që shkoi, shkrimi që shkaktoi reagime të ashpra nga qeveria kosovare, thuhej se klerikët ekstremistë dhe grupe të financuara nga sauditët, në 15 vitet e fundit, e kanë shndërruar vendin në një “tokë pjellore” për Shtetin Islamik.
Në intervistën për gazetën amerikanepresidenti Thaçi nuk ka pranuar të komentojë shkrimin e New York Times, por reagoi ndaj, siç i quajti ai, pretendimet e “ekzagjeruara” tëmedieve.
“Kosova nuk është djep i ekstremizmit”, ka thënë Thaçi. Kërcënimi radikal është “sporadik, individual dhe i izoluar”, shtoi ai.
“Dua të ritheksoj se ne nuk e mohojmë se ka elemente (ekstremiste) apo që ka edhe aspirata apo ambicie tëgrupeve të caktuara për të nxitur radikalizmin”, theksoi presidenti Thaçi.
Megjithatë, ai rikujtoi fjalët e Sekretarit amerikan tëShtetit, John Kerry, i cili kishte thënë në dhjetor 2015, nëPrishtinë, se Kosova “ka dhënë një shembull të fuqishëm për rajonin” me arrestimin e ekstremistëve dhe me hartimin dhe miratimin e legjislacionit kundër terrorizmit.
Thaçi, politikani më i fuqishëm në Kosovë që një kohë tëgjatë, prezantoi veprimet e ndërmarra nga qeveria e tij.
Ai tha se legjislacioni i ri përmes të cilit pjesëmarrja e qytetarëve kosovarë në konflikte jashtë vendit përbën krim dhe se një fushatë informuese anti-ISIS bënë qëasnjë kosovar të mos braktiste vendin për të shkuar në Siri apo Irak që nga vjeshta e kaluar.
Gjithashtu, ai pohoi se qeveria po punon në reformat për të parandaluar fondet nga jashtë të arrijnë në bashkësinëislame për ndërtimin e xhamive dhe edukimin e imamëve dhe shtoi se qeveria e tij planifikon të përpilojë rregullore përmes së cilave imamët do të detyroheshin për t’u arsimuar brenda sistemit të Kosovës e jo jashtë vendit. Qeveria ka mbyllur tashmë 30 organizata gjoja humanitare.
“Ne kemi bashkëpunim shumë të mire dhe shkëmbime me partnerët tanë në luftën globale kundër terrorizmit”, ka thënë Thaçi. “Të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët kanëqenë dhe mbetet në Siri dhe Irak janë identifikuar nga agjencitë e sigurisë. Dhe ne do të jemi shumë tëkujdesshëm për të siguruar që ata të përballen me drejtësinë pasi të kthehen në”, theksoi ai.
Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, tha muajin që shkoi se autoritetet kosovare besojnë se tani ka më pas se 60 kosovarë që luftojnë përkrah shtetit islamik jashtë vendit.
Shqetësimet e shteteve perëndimore rreth Islamit radikal janë një shqetësim për një shtet që është mbështetur nëaleatët në Evropë dhe në SHBA-në për mbrojtje dhe ndihmë që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Njëzet e tre nga 28 vendet anëtare të BE-së e kanë njohur Kosovën. Marrëdhëniet me SHBA-në mbetet të ngrohta 17 vjet pasi që Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) bombardoi Serbinë e Sllobodan Millosheviqit për t’i dhënë fund asaj që e quante spastrim etnik kundër popullsisë myslimane të Kosovës.
Për presidentin Thaçi, trysnia vjen edhe në një periudhë në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ku komentet e bëra nga kandidati favorit nga radhët e republikanëve, Donald Trump, mund të paralajmërojnë probleme për Kosovën.
Trump ka folur për braktisjen e NATO-s, nëse aleatët e SHBA-së nuk kontribuojnë më shumë fonde, ka propozuar ndalesë të përkohshme për myslimanët që të hyjnë në SHBA dhe ka lavdëruar presidentin rus Vlladimir Putin, vendi i të cilit ka mbështetur Serbinë në refuzimin për të njohur Kosovën.
Presidenti Thaçi tha se Kosova ka ruajtur lidhjet e ngrohta me administratat demokrate dhe republikane në të kaluarën – duke vënë në dukje se ndërsa presidenti Bill Clinton kishte dërguar NATO-n për t’i ndihmuar kosovarët në fund të viteve të 1990-a, ishte pasardhësi i tij, presidenti republikan George W. Bush i cili njohu pavarësinë e vendit më 2008.
Ai tha se Kosova do të dërgonte përfaqësues në konventat Republikane dhe Demokratike dhe se ai do të qëndrojë neutral në politikën e brendshme të aleatit më “special” të shtetit të tij.
Megjithatë, i pyetur nëse kishte shqetësime në lidhje me komentet pro-Putinit nga ana e Trumpit, ai u përgjigj me gjakftohtësi.
“Siç theksova, besoj se populli i Shteteve të Bashkuara tëAmerikës do të bëjë zgjedhjen e duhur dhe se ky shqetësim që ju po e përmendni nuk do të jetë një çështje per ne”, ka thënë Thaçi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet