Gjithmonë kishte flamuj serb, por kësaj radhe veriu i Kosovës është stolisur edhe më shumë. Për dy ditë do të qëndrojë në Kosovë, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Ai ka marr leje nga institucionet e Kosovës.
Analistë nga veriu deklarojnë se nuk do të ketë ndarje drastike të Kosovës dhe se sipas tyre, SHBA ka rolin kyç në marrëveshjen finale mes Beogradit dhe Prishtinës.
Më 8 dhe 9 shtator, Vuçiq pritet të jetë në Kosovë, ku këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj ka konfirmuar për KosovaPress se Vuçiq ka kërkuar leje dhe i është lejuar vizita.
“Do t’i lejohet vizita në Kosovë, ai ka kërkuar leje. Çdo gjë është konform marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë ai.
Sipas tij, gjatë vizitës, Vuçiq do të jetë i shoqëruar nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, ndërkohë që nuk ka bërë të ditur se cila do të jetë agjenda e Vuçiqit në Kosovë.
Rreth vizitës së Vuçiqit në Kosovë, analisti nga veriu i Mitrovicës, Zhelko Tvërdishiq, thotë se koha do të dëshmojë nëse kjo vizitë do të jetë vërtetë historike ose jo.
Ai, duke folur për KosovaPress shprehet i bindur se nuk do të ketë ndonjë ndarje drastike të Kosovës, derisa ka potencuar se vendimi i faktorit ndërkombëtar, sidomos vendimi i SHBA-së, do të jetë kyç sa i përket marrëveshjes finale në mes të Beogradit dhe Prishtinës.
Sipas tij, veprimet e fundit të opozitës në Prishtinë do të ndikojnë që presidenti Thaçi të mos i ketë duart e lira shumë rreth realizimit të ndonjë marrëveshje të arritur mes tij dhe presidentit serb Vuçiq.
“Është e sigurt se kryetari i Serbisë do të dërgojë fjalë përkrahjeje rreth problemeve të serbëve në Kosovë. Unë nuk pres që kryetari Vuçiq këtë herë të zbuloj në tërësi detajet e planit në mes tij dhe Thaçit, sepse sa i përket situatës shohim se çka po ndodhë sot në Prishtinë”, theksoi Tvërdishiq.
Në njërën nga dy ditët, Aleksander Vuqiç pritet të mbaj fjalim para qytetarëve në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve