LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Sejdiu mori letrën zyrtare të njohjes së Kosovës nga Korea Jugore

Presidenti Sejdiu mori letrën zyrtare të njohjes së Kosovës nga Korea Jugore

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu mori një letër nga Yu Myung-hwan, Ministër për Marrëdhënie me jashtë dhe Tregti i Koresë Jugore, nëpërmjet së cilës njoftohet se që nga data 28 mars 2008, Qeveria e Republikës së Koresë Jugore e njehë Republikën e Kosovës shtet të pavarur e sovran.

Më poshtë po e japim tekstin e plotë të kësaj letre:

Shkëlqesisë së tij
z. Fatmir Sejdiu
President i Republikës së Kosovës

Shkëlqesia juaj,
Është nder dhe kënaqësi e imja t’ju njoftoj ju, Shkëlqesia Juaj se, që nga data 28 Mars 2008, Qeveria e Republikës së Koresë njehë Republikën e Kosovës shtet të pavarur e sovran.


Kam kënaqësinë të dijë se nëpërmjet letrës suaj të datës 17 shkurt 2007 dhe Deklaratës suaj për Pavarësi, Republika e Kosovës është e përkushtuar në respektimin e të gjitha normave dhe ligjeve ndërkombëtare, në promovimin e demokracisë, në mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe në vendosjen e marrëdhënieve të mira me gjithë shtetet fqinje duke përshirë Republikën e Serbisë.

Shfrytëzoj këtë rast të shprehë dëshirën më të sinqertë të Qeverisë së Koresë për të zhvilluar marrëdhënie të mira dhe bashkëpunimi me Republikën e Kosovës.

Ju lutem Shkëlqesia Juaj, pranoni konsideratat e mia më të larta.
Sinqerisht