LAJMI I FUNDIT:

Presidenti romantik, François Hollande: Ish-partneres i dërgoi 29 SMS në ditë

Presidenti romantik, François Hollande: Ish-partneres i dërgoi 29 SMS në ditë

Ish zonja e parë franceze, Valerie Trierweiler, shkroi në një libër që do të publikohet këtë javë, se ish-bashkëshorti i saj, presidenti francez, Francois Hollande, është përpjekur që t’ia ‘rrëmbej’ sërish zemrën, duke i dërguar lule, ftesa për darka dhe mesazhe telefonike.

Trierweiler (49), gazetare e revistës “Paris Match”, jetoi me Hollande në Pallatin Elize për një vit e gjysmë, deri në janar të këtij viti, përkatësisht deri në kohën kur revista “Closer” zbuloi lidhjen e fshehtë të presidentit francez me aktoren Julie Gayet (42), transmeton Telegrafi.

Pas prishjes me presidentin francez, Trierweiler ka dhënë intervista dhe shkroi kolumne rregullisht në revistën ku punonte, por në një libër prej 320 faqesh, i cili do të jetë në librari që prej ditës së enjte, do të përshkruaj episode të panjohura më parë nga jeta e saj dhe Hollande.

Në bazë të disa fragmenteve të librit, që sot i ka publikuar revista “Paris Match”, Hollande i ka shpëtuar jetën Valeries, duke ia hequr nga dora pilulat, me të cilat ka dashur të kryej vetëvrasje, në momentin që u zbulua se bashkëshorti i saj po e tradhtonte.


Trierweiler, gjithashtu në librin e saj zbuloi se e xhelozonte Segolene Royal, ish-partneren e mëparshme të Hollande, me të cilin presidenti francez ka katër fëmijë dhe tani është ministre në qeverinë e tij.

Ai e përshkroi gjithashtu përpjekjet e Hollande për t’ia fituar sërish zemrën, kur brenda dite i dërgonte deri në 29 mesazhe telefonike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për t'i dhënë fund konfliktit të gjatë dekadash

Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për t'i dhënë fund konfliktit të gjatë dekadash

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori