Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në mbledhjen e Këshillit kombëtar për integrim evropian ka thënë se nëse shikohet nga perspektiva e integrimit evropian, kemi të bëjmë me një situatë mbase paradoksale.
Në njërën anë, sipas tij, kemi bërë hapat më të mëdhenj drejtë BE-së, duke kurorëzuar punën e shtet-ndërtimit, të më se një dekade e gjysmë pas çlirimit, dhe 8 viteve pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.
“Kemi nënshkruar një marrëveshje kontraktuale të dyanshme mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Hyrja në fuqi e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim me Bashkimin Evropian ka formalizuar dhe e bën të pakthyeshëm procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.
Dje ishte përvjetori i parë i nënshkrimit të kësaj marrëveshje historike, ka thënë presidenti Thaçi, sipas të cilit, fatkeqësisht kjo datë e rëndësishme kaloj në heshtje për shkak të situatës aktuale stagnuese në vendin tonë.
“Kështu, në vend se të kapitalizojmë deri në maksimum këtë mundësi, ne po përjetojmë sfidat më të mëdha drejt vazhdimit të një tradite të konsensusit mbarëshoqëror për përkushtimin që të ardhmen tonë ta lidhim ngushtë me Bashkimin Evropian, dhe me vlerat e Bashkimit Evropian”, ka thënë presidenti Thaçi.
Sipas tij, këto vlera nënkuptojnë edhe një kulturë dhe maturi politike, debat të hapur politik, respekt të ndërsjellë dhe zgjidhje të çështjeve me mjete demokratike.
Duke folur për proceset integruese, presidenti Thaçi është ndalur në dy çështje, në vazhdimësinë e procesit reformues dhe në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Kjo agjendë e reformave nuk është vetëm produkt i kërkesave të BE-së, sipas presidentit Thaçi, por mbi të gjitha e iniciativës dhe përkushtimit tonë për të ndërtuar Kosovën evropiane.
Evropa fillon dhe ndërtohet këtu, ka thënë ai, duke shtuar se është vizioni ynë të cilin kemi përgjegjësinë, por edhe mundësinë për ta bërë realitet.
Thaçi: As BE-ja s’ka të drejtë të bëj presion mbi gjyqësorin
Presidenti Thaçi ka folur edhe për fuqizimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ai ka thënë se kjo është një punë e vazhdueshme, e cila duhet të fuqizohet edhe më shumë.
“As BE-ja dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të bëj presione në punën e gjyqësorit, e cila do të vazhdoj edhe pas liberalizimit të vizave”, ka thënë presidenti Thaçi.
Në fund, presidenti Thaçi ka porositur se procesi i integrimit evropian nuk është një proces i lehtë fare, përkundrazi është shumë i gjatë dhe i vështirë.
“Ne jemi të vendosur ta arrijmë qëllimin tonë në rast se BE i mban dyert hapur për ne dhe na trajton si të barabartë në mesin e popujve tjerë aspirantë për anëtarësim në BE”, ka thënë Thaçi.
Izolimi i padrejtë i kosovarëve, sipas presidentit Thaçi, duhet të marrë fund sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të saj, nuk e kanë as edhe një argument të vetëm që të mbajnë të izoluar qytetarët e Republikës së Kosovës. Por fatkeqësisht, BE-ja deri më sot, duke mos u turpëruar fare po i mban të izoluar qytetarët e Kosovës si të vetmit në Ballkanin perëndimor”, ka thënë Thaçi.
Ai tha se ky izolim i padrejtë, në vend që të marrë fund, vetëm sa po vjen duke u bërë edhe më i ashpër.
“Kjo qasje është për keqardhje dhe dëmton rëndë procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze