LAJMI I FUNDIT:

Presidenti: Kosovarët në Halifax tash kanë dy shtëpi, Kosovën dhe Kanadanë

Presidenti: Kosovarët në Halifax tash kanë dy shtëpi, Kosovën dhe Kanadanë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar edhe komunitetin kosovar në Halifax të Kanadasë.

Në një pritje të organizuar nga komuniteti jonë atje, presidenti Thaçi ka thënë se ndjehet mirë kur sheh sesi komuniteti kosovar në Kanada është mirëpritur dhe është ndihmuar të integrohet në shoqërinë kanadeze.

“Tash jeni të përfaqësuar në të gjithë sektorët e jetës”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se “tash keni dy shtëpi, Kosovën dhe Kanadanë”.


Presidenti ka thënë se nuk duhet asnjëherë ta harrojmë të kaluarën, mirëpo të gjithë bashkë duhet të shikojmë nga e ardhmja më e mirë për popullin tonë.

“Ka qenë periudhë e vështirë për të gjithë ne ajo kohë, por me ndihmën e miqve tanë ndërkombëtarë kemi arritur ta tejkalojmë dhe po punojmë shumë që ta forcojmë edhe paqen në rajonin tonë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërsa, përfaqësuesit e komunitetit kosovar në Kanada e falënderuan presidentin Thaçi për vizitën dhe mirënjohjen që i ka sjellë Halifax-it në emër të Republikës së Kosovës.

Edhe ata janë shprehur të lumtur me rimëkëmbjen e shpejtë që ka bërë shteti i Kosovës.

Shumica e kosovarëve që jetojnë në Halifax kanë arritur në vitin 1999, si refugjatë të ikur nga fushata represive dhe përpjekja për gjenocid e ushtrisë dhe forcave serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

Drejtësi
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Drejtësi
Kalo në kategori