LAJMI I FUNDIT:

Presidenti italian shpërndau Parlamentin

Presidenti italian shpërndau Parlamentin

Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, ka shpërndarë parlamentin italian. Me këtë hapet rruga për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, që pritën të zhvillohen në muajin prill.

Pas dështimit të qeverisë së majtë dhe të qendrës nuk patën sukses as negociatat për krijimin e një qeverie të përkohshme.

Shkak për krizën qeveritare në Itali ishte shkëputja e një partie nga koalicioni qeverisës i Romano Prodit. Kjo solli humbjen e mazhorancës së Prodit në Senat, i cili dha dorëheqjen më 24 janar. /dw/