LAJMI I FUNDIT:

Presidenti azerbajxhanas njofton arritjen e marrëveshjes me Armeninë

Presidenti azerbajxhanas njofton arritjen e marrëveshjes me Armeninë

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka njoftuar mbylljen e konfliktit mbi Malësinë e Karabakut me një marrëveshje të arritur midis vendit të tij dhe Armenisë, transmeton Anadolu Agency.

Presidenti Aliyev njoftoi një mision të përbashkët paqeruajtës të Turqisë dhe Rusisë në Malësinë e Karabakut.

Sipas marrëveshjes, tha ai, ushtarët rusë do të qëndrojnë në Malësinë e Karabakut për 5 vite dhe kjo periudhë mund të zgjatet nëse palët nuk e kundërshtojnë.


Siç parashikohet, theksoi Aliyev, Rusia do të 1.960 trupa dhe 90 automjete të blinduara të forcave të saj paqeruajtëse në vijën e kontaktit të Malësisë së Karabakut dhe në korridorin Lachin.

Më tej, Aliyev njoftoi se Kalbajar do t’i dorëzohet Bakut deri më 15 nëntor, rrethi Agdam deri më 20 nëntor, ndërsa Lachin deri më 1 dhjetor.

Presidenti azerbajxhanas e përshkroi marrëveshjen si “humbje të Armenisë”.

Ai theksoi se kryeministri armen e nënshkroi marrëveshje për shkak të “grushtit të hekurt” të Bakut dhe jo me vullnetin e vetë Jerevanit.

Aliyev po ashtu tha se çlirimi i rreth 300 vendbanimeve që nga 27 shtatori dobësoi ushtrinë armene.

Më herët, presidenti rus, Vladimir Putin, po ashtu njoftoi se Azerbajxhani dhe Armenia kanë nënshkruar një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në rajonin e Malësisë së Karabakut. Ai tha se këto dy vendeve sipas marrëveshjes do të qëndrojnë në pozicionet që kontrollojnë.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike mbi Malësinë e Karabakut kanë mbetur të tensionuara që nga viti 1991, por përplasjet e reja shpërthyen më 27 shtator.

Që atëherë, Armenia ka sulmuar në vazhdimësi civilët dhe forcat azerbajxhanse, madje duke shkelur tre marrëveshje humanitare të armëpushimit.

Rreth 20 për qind e territorit të Azerbajxhanit për gati tre dekada ka qenë nën pushtim të paligjshëm të Armenisë.

Në trend Botë

Më shumë
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori