Institucionet e Kosovës janë duke zhytur në një krizë të thellë institucionale, nga e cila vështirë se mund të dalin për një kohë të gjatë. Kështu thonë njohësit e zhvillimeve politike dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.
Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Kosovë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se kriza në të cilën është Kosova dhe që mund të zgjerohet, mund të ketë pasoja afatgjata për shtet ndërtim.
“Është një sinjal i një krize të thellë, e cila mund të ketë pasoja edhe afatgjate jo vetëm afatshkurtër dhe pasoja të cilat të cilat do të jenë edhe vështirë të menaxhueshme. Unë mendoj që nëse nuk ka një koordinim në këta dy muajt e ardhshëm se si të menaxhohet procesi i dialogut me Serbinë dhe procese të tjera të reformave dhe marrëdhënieve politike, do të kemi një situatë të tensionuar dhe një situatë ku edhe veç jemi kur gjithnjë dhe me shumë po mendohet me kokën dhe idenë për agjendën zgjedhore, se sa me agjendën e temave të rëndësishme, për çka edhe duhet përgatitur dhe tejkaluar”, tha Rashiti.
Edhe analisti Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, konsideron se institucionet dhe drejtuesit e tyre bashkë më liderët politikë, janë duke e dërguar Kosovën drejt një krize të thellë.
Zgjedhjet e reja shihen si opsion
Ai thotë se për të ndaluar këtë të keqe për Kosovën duhet një koordinim i ngushtë ndërmjet gjithë spektrit politik.
“Shihet se jemi duke shkuar drejt një thellimi të krizës, nëse nuk reflektojnë partitë në pushtet, që t’i realizojnë kërkesat e opozitës. Kuvendi do të jetë i paralizuar, nuk do të mund të marrë vendime në përbërjen aktuale të cilën e ka. Edhe protesta e thirrur nga Vetëvendosje mund ta shtojnë presionin ndaj qeverisë. Kështu që zgjedhjet janë një opsion i cili do të duhej të konsiderohej seriozisht. Në këtë konstalacion politik nuk mund as të merret vendimet e mëdha, as që Kosova të dalë mirë në procesin e dialogut me Serbinë, pa pasur një koordinim ndërmjet institucioneve”, tha Krasniqi.
Rashiti shpreh mendimin se problemi qëndron në brendinë e koalicionit qeverisës, brenda partive politike opozitare dhe po ashtu mes koalicionit qeverisës dhe opozitës.
“Janë tri lloje të problemeve, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet shumë delikate të gjithë akterëve me presidentin (Hashim Thaçi). Ky kompleks i marrëdhënieve të këqija po e bën shumë të vështirë koordinimin. Unë mendoj se prapë iniciativat duhet të vijnë nga qeveria dhe partitë në pushtet, të cilat duhet të vijnë me një ofertë serioze për partitë opozitare, për të punuar në temat që janë përtej agjendës qeveritare”, tha Rashiti.
Krasniqi mendon se tash për tash nuk ka asnjë gjë pozitive, veç një procesi të ri zgjedhor, që ndoshta mund ta ndryshojë gjendjen.
“Nëse bazohemi në sjelljet e partive politike deri më tani, asnjë proces i madh nuk ka mundur të shtyhet përpara pa u paguar me çmimin e zgjedhjeve. I ngjashëm ka qenë rasti me demarkacionin. Të njëjtit akterë politikë vetëm ndërruan qëndrimet pas zgjedhjeve. Kështu që shumë lehtë mund të ndodhë edhe tani që në këtë përbërje në këtë tensionim dhe polarizim të skenës politike, është shumë e vështirë të imagjinohet një konsensus dhe për t’i parë të gjitha palët duke bashkëpunuar. Kështu që, zgjedhjet mund të jenë një mundësi për të bërë një rikonfigurim të skenës politike”, tha mes tjerash Krasniqi.
Bllokada e vendimmarrjes në Kuvend ka nisur që nga fillimi i mandatit të këtij institucioni. Por, kohët e fundit, ndasitë duket se kanë paralizuar tej mase organin më të lartë ligjvënës në Kosovë.
ktualisht në Kuvendin e Kosovës, partitë në pushtet kërkojnë që Kuvendi të emërojë ekipin negociator për dialogun me Serbinë të propozuar nga Qeveria, kurse opozita kërkon miratimin e një rezolute lidhur me angazhimet e presidentit Hashim Thaçi për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Partitë politike shqiptare, si nga pushteti ashtu edhe opozita, nuk kanë arritur të vendosin një komunikim dhe koordinim të punës me deputetët e Listës Serbe, votat e të cilëve, në shumë raste do të ishin vendimtare për vendimmarrje.
Afërsia e kësaj Liste me politikën zyrtare të Beogradit, i mbanë në distancë subjektet politike shqiptare. Legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Kosovës po përballet në vazhdimësi me mungesë të kuorumit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime