LAJMI I FUNDIT:

Premtimi i thyer i Kadri Veselit për mos-rrëzim të Qeverisë

Premtimi i thyer i Kadri Veselit për mos-rrëzim të Qeverisë

Në fillimin e vitit të kaluar, Kuvendi nisi punën keq, me lotsjellës e përjashtime të deputetëve. Më 19 shkurt kryeparlamentari Veseli foli gjatë, ndër tjera për zgjedhjet e parakohshme, të cilat vazhdonte e i kërkonte opozita. Në atë kohë, Veseli ishte i bindur se qeveria nuk do të rrëzohet dhe se zgjedhjet nuk janë zgjidhje.

“..në të njëjtën kohë e shprehi edhe njëherë vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë tonë dhe timen si kryetar i Kuvendit. Në asnjë moment, Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk do të jetë vendi ku do të rrëzohet Qeveria e Republikës së Kosovës”, kishte deklaruar Kadri Veseli më 19 shkurt 2016.

Tutje ai kishte thënë se nuk mund të shkohet në zgjedhje me opozitarë të cilët nuk kanë qëndrime të qarta, e kjo sipas tij rrezikonte “njohjen e procesit zgjedhor”.


“E në momentin që kemi kaq dilema të mëdha rreth këtyre qëndrimeve të cilat janë substanciale, atëherë si do të shkojmë ne në një proces zgjedhor i cili nuk do të njihet në asnjë moment”.

Por, ndryshe doli një vit prapa. Ishte pikërisht Kuvendi, vendi ku u rrëzua qeveria.

Të mërkurën ishin deputetët e partisë së Veselit (PDK), të cilët të gjithë i dhanë votën pro rrëzimit të qeverisë që drejtohej nga Kryministri Mustafa, me përjashtim të një abstenimi.

“.. dhe unë personalisht e kam humbur besimin në udhëheqjen e Kryeministrit Mustafa dhe kjo është arsyeja pse po shkojmë drejt zgjedhjeve”, vetëm pak orë pas rrëzimit të qeverisë.

“Është koha që qytetarët ta zgjedhin një udhëheqje të re për Kosovën, udhëheqje që do ta zhvillojë Kosovën më shpejtë, është koha për një fillim të ri”, thuhet në videon e Veselit.

Madje këtë mbështetje të mocionit, PDK thotë se e bëri spontanisht dhe se nuk ishte skenar i përgatitur. Nëse është kështu, i bie që vendi ka shkuar në zgjedhje duke mbështetur mocionin e opozitës, për të cilët një vit më parë thoshte se “nuk kanë qëndrime të qarta, e kjo sipas tij rrezikonte njohjen e procesit zgjedhor”. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Kalo në kategori