LAJMI I FUNDIT:

Premierë: Fjolla Morina dhe Muma vijnë ‘të nxehtë’ me projektin e ri “Culo” (Video)

Premierë: Fjolla Morina dhe Muma vijnë ‘të nxehtë’ me projektin e ri “Culo” (Video)

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina dhe rap-artisti Endrit Mumajesi – Muma, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor me titull “Culo”.

“Muzika është punuar nga Alfred Sula në Shqipëri. Këtë herë vi në bashkëpunim me Muman, kënga flet më shumë për jetën e natës, për ndejat në clube, është diçka e veçantë dhe shumë provokuese”, kishte thënë Fjolla në një prononcim për Telegrafin.

Me ritëm dhe provokuese, Fjolla Morina flet rreth projektit më të ri që e sjell ndryshe (Foto)
Lexo po ashtu Me ritëm dhe provokuese, Fjolla Morina flet rreth projektit më të ri që e sjell ndryshe (Foto)

Dyshja që u bënë bashkë për herë të parë në një duet, erdhën mjaft ‘të nxehtë’ në kripin e këngës, i cili i është besuar Max production.


https://www.instagram.com/p/Ba1_fwiA5B7

“Xhirimet e klipit janë kryer në Tiranë tek një hotel, ende pa u hapur! Unë personalisht mendoj që kemi vende të bukura për me xhiru në vendin tonë, dhe kur ke ide sigurisht që klipet dalin bukur, aq më tepër me ndihmën e MAX Production”, kishte thënë tutje këngëtarja Morina.

Ndërkohë, Endrit Mumajesi fillimisht ka qenë i njohur për publikun si tekstshkrues i shumë këngëve të njohura, ndërsa viteve të fundit, ka sprovuar veten edhe si reper.

https://www.instagram.com/p/BaZf9yRgj9m

Pas bashkëpunimit të suksesshëm me Genta Ismajlin, Muma shpreson që të njëjtën gjë ta përsërisë edhe me duetin e ri. /Telegrafi/