LAJMI I FUNDIT:

Me ritëm dhe provokuese, Fjolla Morina flet rreth projektit më të ri që e sjell ndryshe (Foto)

Me ritëm dhe provokuese, Fjolla Morina flet rreth projektit më të ri që e sjell ndryshe (Foto)

Këngëtarja Fjolla Morina ka qenë mjaft aktive këtë verë, ndërsa së shpejti do të prezantojë për fansat projektin e saj më të ri muzikor.

Kësaj here ajo vjen me ritëm dhe në bashkëpunim, ndërsa në një prononcim për Telegrafin, ka shpalosur detajet ekskluzive të projektit të saj më të ri.

“Kam realizuar këngën time më të re, muzikën e së cilës e ka punuar Alfred Sula në Shqipëri. Këtë herë vi në bashkëpunim me një reper nga Shqipëria, të cilin dua ta lërë befasi për publikun. Kënga është ritmike dhe besoj e pëlqyeshme për veshin e publikut”, tha Fjolla Morina për Telegrafin.

Fjolla xhiron veten e veshur në mënyrë atraktive (Video)
Lexo po ashtu Fjolla xhiron veten e veshur në mënyrë atraktive (Video)

Duke qenë se jemi ende në muajt e nxehtë, në vazhdimin e bisedës këngëtarja shpalosi fabulën e këngës së saj të re, e cila i adresohet kryesisht jetës së natës.

“Kënga e re flet më shumë për jetën e natës, për ndejat në clube, do të jetë diçka e veçantë dhe shumë provokuese”, tregon më tej këngëtarja.

Ditë më parë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit në Shqipëri, të cilat i janë besuar MAX Production, ndërsa për këtë pjesë, këngëtarja Morina tregon se janë bërë me kujdes përzgjedhjet e lokacionit.

“Xhirimet e klipit janë kryer në Tiranë tek një hotel, ende pa u hapur! Unë personalisht mendoj që kemi vende të bukura për me xhiru në vendin tonë, dhe kur ke ide sigurisht që klipet dalin bukur, aq më tepër me ndihmën e MAX Production”, shtoi më tej Fjolla për Telegrafin.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ky është projekti i parë i Fjolla Morinës për këtë verë, ndërsa për Telegrafin, këngëtarja zbulon se do të vazhdoj të jetë aktive në prurjet e reja.

“Kam qenë shumë e angazhuar këtë verë dhe do vazhdoj të jem aktive me koncerte, njashtu dhe për projekte të reja, do të jem gjithmonë e gatshme të sjell këngë me klipe”, përfundoi Fjolla Morina për Telegrafin.

Ekipi i Telegrafit ka përcjell nga afër xhirimet e klipit të ri të këngëtares, dhe ju sjellim në vazhdim disa imazhe ekskluzive nga klipi.

Edhe këtë herë, Morina nuk do t’i zhgënjejë fansat me performancën dhe dukjen e saj provokuese, së cilës kësaj radhe ia ka besuar stilistit Joni Peçi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori