Këngëtarja shqiptare Enkela Haxhiu ka sjellë projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Dashni Shqiptare”.

Kënga e re vjen si një produksion i realizuar nga Giza, i cili është kujdesur për produksionin muzikor dhe beat-in e projektit, ndërsa tekstin e ka shkruar Ada Verdi.


Pjesë e projektit është edhe videoklipi, i cili është realizuar nga Mate Films, duke i dhënë këngës një dimension vizual që shoqëron atmosferën dhe mesazhin e saj.

Publikimi i “Dashni Shqiptare” është bërë nga Fole Publishing, ndërsa projekti tashmë është i disponueshëm për publikun në platformën YouTube.

Me këtë këngë, Enkela Haxhiu sjell një tjetër projekt në repertorin e saj muzikor, duke e vendosur dashurinë dhe identitetin shqiptar në qendër të krijimit. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be