LAJMI I FUNDIT:

Predikuesi i seksit Маkаја jeton me pesë gra

Predikuesi i seksit Маkаја jeton me pesë gra

Abu Aziz Makaja, i njohur si predikues i seksit, e filloi lëvizjen Komaja që para 30 viteve, ndërsa tash jeton i vetëm me pesë gra.

Makaja ka rreth dhjetë mijë përkrahës nga e gjithë bota, si në Zvicër, Gjermani, Austri, Britani të Madhe, Kroaci, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Irlandë, Maltë, Holandë, Australi dhe Amerikë.

“Më mirë është të jeni xheloz në të vërtetë, atje ku luhet me letra të hapura, se sa të jeni në lojë me një njeri, nga i cili nuk e dini se çfarë mund të prisni”, thotë Abu Aziz, duke komentuar xhelozinë në mes të pesë grave të tija.

Ai thotë se përkrahësja më e vjetër e këtij sekti të tij ka 92 vjet, dhe se anëtarë të kësaj lëvizjeje të tij janë edhe shumë fytyra të njohura, të cilat shpalosin prirjen e tyre kah poligamija, duke e fshehur atë larg nga publiku.