LAJMI I FUNDIT:

Pranohen letrat kredenciale të ambasadorëve të rinj të Japonisë dhe Mongolisë

Pranohen letrat kredenciale të ambasadorëve të rinj të Japonisë dhe Mongolisë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot i ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Japonisë dhe Mongolisë në Republikën e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim me Keiko Haneda, ambasadorja e parë rezidente e Japonisë në Republikën e Maqedonisë, presidenti Ivanov, siç kumtoi Kabineti i tij, ka shprehur kënaqësi nga hapja e ambasadës japoneze në Shkup, që paraqet edhe një konfirmim për miqësinë mes dy shteteve.

“Jam i sigurt se aktivitetet Tuaja si ambasador rezident i Japonisë në Republikën e Maqedonisë do të kontribuojnë për përmirësim të mëtutjeshëm të raporteve tona me futjen e formave dhe përmbajtjeve të reja, para se gjithash në planin ekonomik, që do të pasqyrohet në rritjen e dukshmërisë së Japonisë në Republikën e Maqedonisë dhe në fillimin e bashkëpunimit të frytshëm ekonomik nga e cila do të kenë dobi edhe kompanitë japoneze dhe qytetarët e Maqedonisë”, ka theksuar presidenti Ivanov.


Ambasadorja Keida ka theksuar se Japonia i jep rëndësi të madhe stabilitetit dhe prosperitetit të Evropës Juglindore ku zhvillimi stabil i Republikës së Maqedonisë ka rol të rëndësishëm, duke shtuar se Japonia është mbështetëse e madhe e vendit tonë për integrimin në strukturat euroatlantike, njofton AIM.

Presidenti i Maqedonisë në dorëzimin e letrave kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Mongolisë në Republikën e Maqedonisë, me seli në Sofje, Dashjamc Batsaikhan, ka theksuar se edhe krahas distancës gjeografike të dy vendeve fqinje, ekziston dëshirë e përbashkët dhe potencial i madh për avancim më gjithëpërfshirës të raporteve të ndërsjella për të mirën e dy popujve.

Ambasadori Batsaikhan ka theksuar se në periudhën e ardhshme do t’i përkushtohet promovimit të raporteve ekzistuese miqësore dhe avancimit të bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve. Presidenti Ivanov dy ambasadorëve u ka dëshiruar kryerje të suksesshme të funksionit përgjegjës diplomatik dhe u ka shprehur mbështetje në kryerjen e detyrës.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori