LAJMI I FUNDIT:

Pozita dhe opozita akuzojnë njëra-tjetrën për 21 janarin

Pozita dhe opozita akuzojnë njëra-tjetrën për 21 janarin

Opozita akuzoi të martën kryeministrin Sali Berisha, duke kërkuar nga ai që të japë llogari për vrasjen e 4 personave në demonstratën e 21 janarit.

Përfaqësuesja socialiste, Megi Ajtyresa tha se përpara se të dalë dhe të flasë sërish për puçe që si beson askush, me çadra e stilolapsa pistoletë apo thika me helm, njësoj si Enver Hoxha 30 vjet më parë bën mirë të japë llogari për vrasjen e 4 shqiptarëve në bulevardin Dëshmorët e Kombit në 21 janar.

Ajo kërkoi që kryeministri t’u shpjegojë shqiptarëve përse i dha urdhër Gardës Republikane për të hapur zjarr mbi turmën e protestuesve paqësore.

Deputeti socialist, Taulant Balla akuzoi po të martën qeverinë për korrupsion dhe disa ministra të kabinetit për përfshirje në afera korruptive.


“Korrupsioni po përmbyt këtë regjim dhe të përfshirë në të janë të gjithë anëtarët e qeverisë”, tha Balla, duke akuzuar qeverinë se “është një regjim që nuk qeveris, që nuk punon por vret e vjedh”.

Opozitës iu kundërpërgjigj deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj i cili tha se kryeprokurorja Ina Rama po saboton hetimet e 21 janarit dhe se asnjë nga organizatorët e dhunës së armatosur nuk është dërguar për çështje penale.

“Prokuroria me qëndrim dhe implikim politik. Ka kaluar mbi një muaj që nga grushti i shtetit. Asnjë organizator nuk u thirr në hetime. Organizatorët e grushtit të shtetit do të thirren në hetime. Organizatorët e grushtit të shtetit do të ndëshkohen”, tha Alibeaj, duke akuzuar kryeprokuroren për qëndrim të papërgjegjshëm kundër interesave të qytetarëve shqiptarë. /Telegrafi/