LAJMI I FUNDIT:

Popullsia pakistaneze shtohet me 35 milionë njerëz në vetëm gjashtë vjet

Popullsia pakistaneze shtohet me 35 milionë njerëz në vetëm gjashtë vjet

Popullsia e Pakistanit u rrit me 35 milionë në vetëm gjashtë vjet dhe tani është 241 milionë.

Norma vjetore e rritjes prej 2.5 përqind është një “sfidë e madhe” për vendin, tha të shtunën kryeministri, Shehbaz Sharif, duke shtuar se norma është më e lartë se rritja ekonomike.

Pas viteve të keqmenaxhimit financiar, ekonomia pakistaneze filloi të shembet, e cila u përkeqësua më tej nga pandemia e COVID-19, kriza botërore e energjisë dhe përmbytjet rekord që prekën një të tretën e vendit në vitin 2022.


Pak më shumë se 37 përqind e popullsisë jetonte nën kufirin e varfërisë në vitin 2023, me më pak se 3,65 dollarë në ditë, sipas Bankës Botërore.

Regjistrimi i popullsisë, i pari i bërë në mënyrë dixhitale, u krye në muajin maj të këtij viti, raporton pakistanobserver.

Sharif tha se zgjedhjet e ardhshme, të planifikuara për në fund të vitit, do të bazohen në të dhënat e regjistrimit të përdorura për të përcaktuar zonat elektorale.

Ministri i Drejtësisë, Azam Nazir Tarar paralajmëroi se për shkak të punës së gjerë, zgjedhjet mund të shtyhen për dy muaj e gjysmë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Kalo në kategori