Kryefjala e këtyre muajve të nxehtë ka qenë pikërisht fluksi i lartë i turistëve të huaj në vendin tonë.
Shifrat më të fundit të Institutit të Statistikave e konfirmuan këtë tendencë, duke raportuar një rritje me 26 për qind të turistëve këtë vit për muajin Korrik, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Scan TV në kuadër të rubrikës “FunData” i ka analizuar shifrat disi më ndryshe. Sa është shtuar popullsia e Shqipërisë në Korrik dhe sa është e ka qenë probabiliteti që rrugëve, sidomos në zonat bregdetare dhe turistike të jemi hasur me të huaj?
Në total gjatë Korrik kanë hyrë në Shqipëri rreth 1.77 milionë të huaj dhe rreth 766 mijë shtetas shqiptarë, që mund të jenë rezident në vendin tonë apo emigrantë, ndërkohë që kanë dalë nga Shqipëria rreth 710 mijë shtetas.
Në total, popullsia e Shqipërisë sipas Instat raportohet në 2.76 milionë banorë. Duke supozuar që pushuesit qëndrojnë mesatarisht një javë në vendin tonë, ne kemi përllogaritur se sa mund të ketë qenë përafërsisht popullsia e Shqipërisë në një ditë të Korrikut. Për të arritur në një përfundim të përafërt kemi llogaritur edhe daljet, sërish me supozimin se qëndrojnë rreth një javë jashtë (edhe pse në këtë rast tendenca e viteve të kaluara dhe perceptimi tregojnë se kohëzgjatja e qëndrimit është më e ulët, sidomos duke pasur parasysh flukset e larta të lëvizjeve jashtë kufijve në vendet fqinje).
Gjithsesi, nëse popullsisë rezidente i shtojmë hyrjet e Korrikut dhe i heqim daljet, atëherë na rezulton se përafërsisht në Shqipëri në një ditë çfarëdo të Korrikut ka pasur rreth 3.6 milionë banorë, ose rreth 29.4% më shumë se popullsia e zakonshme e vendit pa turistë.
Por, sa është probabiliteti që të kemi hasur në rrugë një të huaj, sipas origjinës së tyre? Një në tetë `banorë` të Shqipërisë në Korrik, ose 12.4% e totalit, sipas këtyre përllogaritjeve rezulton të ketë qenë i huaj. 5.9% e totalit, ose 1 në 17 njerëz që mund të kemi hasur rrugëve të Shqipërisë këtë Korrik me shumë gjasa ka qenë shqiptar i Kosovës, 1 në 120 italian, 1 në 140 malazez, 1 në 150 nga Greqia, e me radhë. Pra, në total 3 në 10 njërëz që mund të kemi hasur rrugëve të Shqipërisë në Korrik nuk kanë qenë vendas, por të huaj ose emigrantë të rikthyer për pushime.
Kjo përllogaritje është bërë mbi të gjithë territorin e Shqipërisë dhe jo vetëm në zonat turistike, pasi nuk ka të dhëna të detajuara për destinacionin e turistëve në vendin tonë dhe gjasat për t`u ndeshur me përqëndrim më të lartë të turistëve në zonat më të nxehta turistike si: Ksamili, Vlora, Golemi apo Shëngjini e Velipoja padiskutim që janë ndjeshëm më të larta.
Nga ana tjetër, shifrat e Gushtit nuk i kemi ende në dispozicion, duke qenë se muaji nuk është mbyllur ende, por gjasat janë që të jetë përsëritur, apo edhe tejkaluar rekordi i Korrikut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Mungesa e reshjeve të borës, Qendra e skijimit “Kodra e Diellit” mbyll sezonin turistik dimëror 2024-2025

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët