LAJMI I FUNDIT:

Poposki: Destabilizimi në Lindjen e Afërt ndikoi drejtpërdrejtë në Maqedoni

Poposki: Destabilizimi në Lindjen e Afërt ndikoi drejtpërdrejtë në Maqedoni

Transitimi i mbi një milion refugjatëve nëpër Republikën e Maqedonisë në një mënyrë masovike dhe të paorganizuar është efekt i drejtpërdrejtë nga konfliktet e Lindjes e Afërt ndaj vendit tonë. Në përballjen me valën e refugjatëve Maqedonia vendosi të jetë pjesë e marrëveshjes së përbashkët evropiane, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki në fjalimin hyrës në konferencë: “Konflikti i Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore: rritja e kërcënimeve transnacionale për sigurinë e vendeve nga Ballkani Perëndimor”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Konferenca është në organizim të Institutit për hulumtime gjeostrategjike dhe politikë të jashtme pranë Ministrisë së Punëve të jashtme, në bashkëpunim me Qendrën evropiane për studime të sigurisë “Xhorxh Marshall”, ndërsa fjalime të veta të rastit patën edhe ambasadorët e SHBA-­së, Jess Baily, dhe e Gjermanisë, Christine Althauser, si dhe drejtori i IGNIP, ambasadori Abdulkadër Memedi.

Poposki duke folur për gjendjen politike­të sigurisë në rajonin e Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore ­ MENA, konfliktet aktuale dhe kërcënimet transnacionale dhe ndikimet të cilat dalin nga këto konflikte për sigurinë nacionale të Republikës së Maqedonisë dhe vendeve nga Ballkani Perëndimor, mes tjerash theksoi se në kontekst janë të rëndësishëm dy aspekte. I pari, si ky destabilizim në Lindjen e Afërt ndikoi drejtpërdrejtë ndaj Republikës së Maqedonisë dhe vendeve të rajonit dhe i dyti, thekson, si ne ndikojmë ndaj saj dhe cilat janë pritjet tona. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori