LAJMI I FUNDIT:

Polonia ia ndryshon emrin zyrtar Kaliningradit

Polonia ia ndryshon emrin zyrtar Kaliningradit

Polonia do të ndalojë përdorimin e emrit zyrtar për enklavën ruse të Kaliningradit dhe do të kthehet në ekuivalentin e saj historik, njoftoi sot qeveria në Varshavë, duke shkaktuar zemërimin e Moskës.

Duke cituar një rekomandim nga një komision shtetëror i ngarkuar me standardizimin e emrave të huaj në gjuhën polake, ministri i zhvillimit të Polonisë, Waldemar Buda deklaroi se Kaliningradi tani zyrtarisht do të quhet Konigsberg (“Krolewiec” në polonisht).

“Ne nuk duam rusifikimin në Poloni dhe kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur të ndryshojmë emrin në gjuhën tonë amtare të Kaliningradit dhe rajonit të Kaliningradit”, pohoi Buda.


Emri historik për enklavën në kufi me Poloninë dhe Lituaninë do të përdoret tani në dokumentet dhe hartat zyrtare, një veprim që shkaktoi zemërimin e Rusisë, raporton themoscowtimes.

I themeluar në vitin 1255 nga Urdhri Teutonik, qyteti u emërua për nder të mbretit bohem Ottokar II dhe njihej si Konigsberg – Krolewiec në polonisht, Karaliaucius në lituanisht dhe Korolevets në rusisht.

Në vitin 1946, ai u riemërua nga Bashkimi Sovjetik në Kaliningrad për të nderuar Kryetarin e Presidiumit të Sovjetit Suprem të BRSS, Mikhail Kalinin.

Vlerësohet se 25 mijë polakë, kryesisht oficerë të ushtrisë të konsideruar antikomunistë, u masakruan nga policia politike e Bashkimit Sovjetik në një pyll afër Smolenskut në vitin 1940 me urdhër të Josef Stalinit.

Bashkimi Sovjetik kishte mohuar prej kohësh përgjegjësinë për vrasjet, duke akuzuar nazistët për krimin, përpara se të pranonte të vërtetën në vitin 1990. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Botë
A është Gjermania në prag të një kthese politike?

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Evropa
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Kalo në kategori