LAJMI I FUNDIT:

Pollo: Regjistrimi mbi baza etnike dhe fetare do të bëhet

Pollo: Regjistrimi mbi baza etnike dhe fetare do të bëhet

Ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit, Genc Pollo, tha të mërkurën në mbrëmje se regjistrimi i popullsisë do të realizohet ndoshta në shtator dhe në të do të përfshihen dhe regjistrimi mbi baza etnike dhe fetare.

Pollo, në cilësinë dhe të kryetarit të Komisionit për regjistrimin e popullsisë dhe banesave, tha në një intervistë për Ora News se numërimi i popullsisë do të bëhet.

"Nëse ai do të ndodhte në një kohë me fushatë elektorale, cilësia do të binte. Bashkitë dhe komunat janë në fushatë dhe një pjesë e mirë do të merrej me fushatë”, tha ai.

Sipas Pollos, nuk i vjen asgjë Shqipërisë për një regjistrim të tillë vullnetar, sado të ketë manipulime nga Greqia për rritjen fiktive për shkak të dhënies së koncensioneve. /Telegrafi/