Politikologët: Nëse vazhdon kriza politike, të pashmangshme janë sanksionet ndërkombëtare

Kriza politike ka gati tre vite që e ka mbërthyer Maqedoninë, por thellimi i saj vijoi me publikimet e ‘bombave’, gjegjësisht bisedave të përgjuara që dolën nga të ashtuquajturat ‘bomba’ nga LSDM-ja. Përderisa LSDM-ja dhe partitë tjera kuvendare bëjnë përpjekje për emërimin e kryetarit të Kuvendit dhe caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së re, OBRM-PDUKM-ja me javë është duke e bllokuar seancën konstituive me replika dhe akuza ndaj subjekteve politike në Kuvend. Madje ish-kreu i delegacionit të BE-së në Maqedoni, Erwan Fouéré, tha se është e turpshme që kryekuvendari aktual Trajko Veljanovski, refuzon të respektojë rregullat e procedurës së Kuvendit.
Transferi i qetë i pushtetit duhet të ndodh, kështu porositin të gjitha partitë politike parlamentare, ndërsa nga ana tjetër përveç refuzimit të OBRM-PDUKM-së, rreth 46 ditë protestojnë qytetarët e iniciativës ‘Për Maqedoni të përbashkët’ nga ‘Tvrdokornit’. Nuk ka munguar edhe gjuha e urrejtjes dhe thirrjet për luftë. Radikalizimi i protestave çdo ditë e më shumë po përshkallëzohet. Përveç asaj verbales, qytetarët e kësaj iniciative, sipas LSDM, protestues të koordinuar nga Gruevskit dhe partia e tij, çdo ditë dalin me mjete të rënda si, eskavator, traktorë, duke kundërshtuar gjuhën shqipe dhe Deklaratën shqiptare.
Politikologu Bashkim Bakiu, për Telegrafi Maqedoni thotë se qasja e OBRM-PDUKM-së e thellon mos demokratizimin e shtetit dhe se një ditë kësaj duhet t’i jepet fund.
‘Veprimet që i shohim pas zgjedhjeve, sidomos me qasjen që ka OBRM-PDUKM-ja, tregon qartë se transferin e pushtetit nuk dëshiron ta lëshoj në formë të qetë. Kur jemi te transferi i pushtetit pa dhunë, ështe një ndër kriteret që karakterizon kalimin e një shtetit prej tranzicioni në demokraci, që nënkupton drejt demokratizimit. Në kontekst të sotshëm kjo e thellon më shumë krizën. Qasja e OBRM-së është e tillë që nuk dëshiron ta lëshoj pushtetin. Periudha që vjen, kriza do të thellohet, për shkak se kriza ka efekt edhe në ekonominë dhe shumë sfera të tjera shoqërore. Pastaj kurdo shtet/parlamenti do të ballafaqohet edhe me sjelljen e buxhetit që sigurisht duhet t’i jepet fund krizës politike. Ndërkohë, e paevitueshme është presioni ndërkombëtar që do të zbatohet nëpërmjet saknsioneve ndaj figurave politike por edhe shtetit’, vlerëson Bakiu.
Poashtu, njëkohësisht ndërkombëtarët bëjnë thirrje për qetësi, sepse mjafton një shkëndijë e vogël dhe të ndodh ndonjë konflikt i mundshëm qytetar. Madje, ditë më parë ish-ambasadori i BE-së në Maqedoni, Erwan Fouéré tha se nëse BE-ja është serioze në lidhje me mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtat e qytetarëve të Maqedonisë duhet të vendosë sanksione, jo vetëm kundër kryetarit Gjorge Ivanov, por edhe kundër partisë në pushtet, për shkak se ata injorojnë angazhimet për të cilët ata vetë kanë rënë dakord në Marrëveshjen e Përzhinos.
Sipas eurodiplomatit absolutisht është vendimtare që ky presion të kryhet sa më shpejt të jetë e mundur, para se situata në vend të bëhet më tej e rrezikshme dhe e paqëndrueshme.
‘Maqedonia ështe pjesë e institucioneve ndërkombëtare ose kandidate për anëtarësim. Normalisht që Maqedonia ka obligime dhe detyrime. Bashkësia ndërkombëtare ka mekanizma ndëshkues siç janë presionet politike, bllokime të xhirollogarive të politikanëve, ndalesa për udhëtim brenda shteteve të BE-së, nxjerrje të rezolutave të ndryshme etj’, kështu ka vlerësuar profesori universitar Ylber Sela në lidhje me format e sanksioneve ndërkombëtare ndaj politikanëve në Maqedoni.
Një shtet ku si parti e parë në zgjedhje del një parti e cila 10 vite ka manipuluar me pushtetin dhe duke ekzistuar aq shumë përgjime si prova për këtë gjë, është dëshmi se çfarë mendësie politike ekziston në vend, kështu është deklaruar gazetari Xhenis Sulimani.
‘Fakt ky që të bën skeptik kur e mendon zhvillimin demokratik të këtij vendi. Por kjo gjë nuk duhet të jetë e pashpresë, nëse aktivizmi qytetar në vend merr hov dhe tregon se politika është e qytetarëve dhe jo e elitave. Qytetarë të pandikuar nga qendrat e fuqive, por të udhëhequr nga interesi i përgjithshëm. Ky është elementi i parë në rrugëtimin drejt demokratizimit.
Pritja që ndërkombëtarët të reagojnë, për gjëra që ne i shkaktojmë si pasojë e mentalitetit të mbrapsht dhe të prapambetur në aspekt politik nuk më le hapësirë të shpresojë në ndihmën e ndërkombëtarët. Sipas meje, ndërkombëtarët do të na ndihmojnë kur ne do të kuptojmë fuqinë qytetare dhe do të kuptojmë se punët tona nuk na kryen askush, pos vet ne. Kriza do të zgjasë. Do të zgjasë deri në vetëdijësimin tonë e jo si po interpretohet në opinion “deri sa të intervenojë faktori ndërkombëtarë”. Ata, diplomatët janë vetëm lehtësues’, thotë Sulimani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Atentati në Kurbin, dyshohet për hasmëri – Viktima, babai i dy të dënuarve për vrasje

“Faturat e larta të energjisë”, qytetarët mund të kërkojnë nga Byroja për Metrologji që t’i testojnë orëmatësit

Shtrenjtimi i artikujve ndërtimorë rrit çmimet e apartamenteve në Shëngjin

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri