LAJMI I FUNDIT:

Politikani kishte humbur virgjërinë e tij në shtëpi publike

Politikani kishte humbur virgjërinë e tij në shtëpi publike

Shefi i qeverisë së rajonit Cantabrias, Miguel Angel Revilla, i ka zbuluar publikut se virgjërinë e tij e kishte humbur në moshën 18-vjeçare, me të cilën gjë ka nxitur kritika të ashpra tek pjesëtaret e parlamentit rajonal të cilat e kanë akuzuar për "nxitje për prostitucion".

Në fakt, presidenti 65-vjeçar i bashkësisë autonome të Cantabrias gjatë javës së kaluar në një intervistë televizive ka dhënë përshkrimin e detajuar të përvojës së tij të parë seksuale të cilën e ka përjetuar as më shumë as më pak sesa më një të punësuar të një shtëpie publike.

"Si kryetar i qeverisë rajonale, Revilla do të duhej të ishte shembull për të rinjtë e Cantabria. Në vend të kësaj ai i inkurajon për përvojën e tyre të parë seksuale dhe nxit të rejat të ushtrojnë prostitucion", thuhet në deklaratën të cilën e kanë shkruar gratë e indinjuara nga Partia Popullore konzervative e opozitës.