LAJMI I FUNDIT:

Politikanët gënjeshtarë!?

“Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra” – thotë një fjalë e urtë popullore. Ndërsa, politikanët tanë i kanë këmbët e gjata, por edhe gënjeshtrat ju zgjasin shumë, sepse për këto kanë investuar nëpër të gjitha grupimet e tyre politike. Vetëm, atëherë kur këta politikanë do të gënjejnë më pak do të ecim një hap përpara. Bota dhe Evropa na donë vetëm nëse gënjejmë pak, sepse gënjeshtra për ta paraqet virtyt të së keqes, ndërsa ata nuk e donë këtë ves. Sa ma pak që rrejnë ata do të jetë më mirë për shtetin e Kosovës, por edhe raportet e shëndosha shoqërore.

Sa gënjejnë politikanët tanë, u pa para pak ditësh në Kuvendin e Kosovës, kur për fjalën pse deputeti i AAK-së Ardian Gjini i kishte thënë ministrit të Ekonomisë dhe Financave z.Ahmet Shalës se mjaft na gënjeve dhe kjo më pastaj u bë shkak për largimin e tij nga salla e Kuvendin nga ana e Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi. Kjo më tej u bë temë interesante në trajtimin medial, kurse ne do të bëjmë përpjekje që këtë nocion ta shqyrtojmë nga aspekti filozofik duke përshtatur rrethanat e realitetit aktual politik në vend.

Politika si art i së mundshmes rezulton nga botëkuptimet e Makiavelit dhe si duket nga ky qëndrim janë frymëzuar shumë politikanë tanë, të cilët këtij arti për veç të bukurës i kanë shtuar edhe të shëmtuarën, gënjeshtrën. Sipas kësaj teorie, te këta politikanë gënjeshtra shfaqet si fenomen normal politik, por edhe në raportet e tyre shoqërore dhe për këtë arsye shumë vlerësohet. I vetmi rast, ku nuk është vlerësuar është rasti i Gjinit, i cili pse tha një gënjeshtër të “vërtetë” është ndëshkuar me përjashtim nga Kuvendi. Ironike, apo jo!


Por, deputeti Gjini kishte harruar se jo larg kohë kishte qenë vetë ministër dhe hiç më pak nuk kishte gënjyer sa i përmenduri Ahmet Shala. Do të ishte krejt normale sikur të kishte kritikuar dikush tjetër që nuk kishte qenë as ministër, apo nuk ishte ndonjë funksionar tjetër, por trazimi i tij ishte pavend, sepse edhe ai në të kaluarën kishte kontribuar në fenomenin e gënjeshtrës si praktikë politike. Ndërsa, imitimi i tij nuk ishte me vend dhe shyqyr zotit që njëherë në këtë vend kishim një ndëshkim të tillë, por ky ndëshkim nuk duhet të mbetet vetëm me Gjinin, por duhet vazhduar edhe me shumë të tjerë, sidomos në Parlamentin e Kosovës.

Në Kosovë ka një kohë që është investuar në gënjeshtrat, si nga pushtuesi, misionet e huaja, por edhe vendorët. Vlen të përmendet, sidomos koha e pushtuesit serb me ç’rast kishte arritur që krejt jetën në Kosovë ta bëjë gënjeshtër. Dobrica Qosiq, babai i nacionalizmit modern serb thotë se gënjeshtra është virtyt i kombit serb. Kjo teori te politikanët serb është primare. Por, jo më pak kishte ndikuar edhe te një pjesë e politikanëve tanë, të cilët e kishin ruajtur me xhelozi këtë teoremë në zemrat e tyre. Te politikanët tanë gënjeshtrat kishin filluar herët, por kulmin e kanë arritur në dhjetë vjetshin e fundit. Këta politikanë me popullin e tij janë sjellë si prindërit me fëmijët, të cilët i gënjejnë ata që të "rehatohen" për kërkesat që nuk mund t’ua plotësojnë, apo për t’i ndaluar nga lojërat dhe të rrinë urtë. Politikanët tanë për dhjetë vjet kanë treguar përralla të ndryshme duke mos llogaritur se ato dëmtojnë shoqërinë, karakterin e saj, si dhe ndikojnë në jetën e banorëve të saj.

Gënjeshtrat e politikanëve tanë kanë filluar qysh në moshë të re. Sipas psikologjisë së fëmijëve "Gënjeshtra është një nga faktorët kryesorë që ndikon në zhvillimin e fëmijëve. Para se fëmija të thotë gënjeshtrën duhet të dijë të vërtetën, të mendojë me zgjuarsi një realitet alternativ, për t‘ia "shitur" më pas atë një të rrituri". Kjo teori është mbajtur mirë në mend nga politikanët tanë. Por, e keqja është se gënjeshtrat mund t’u kthehet si bumerang ndaj atyre që i gënjejnë. Sepse, psikologjia thotë, se ajo është një ves që të çon në vetëshkatërrim dhe nga ajo krijohet pakënaqësia, pastaj urrejtja dhe në fund vijnë trazirat e pakontrolluara të popullit. Si duket këtë mësim politikanët tanë nuk e kanë mbajtur në mend.

Fatkeqësisht, nga politikanët tanë ky popull gënjehet aq shumë sa që për çudi, pse këtu në Kosovë nuk festohet dita e rrenës? Këtu, për veç politikanëve kanë filluar të gënjejnë edhe mediumet, gazetat, artistët, humoristët e deri te tregtarët. Këtu, gënjeshtra është shndërruar në ves për të mashtruar, në ves atraktiv dhe modern. Deri sa, në botën e përparuar gënjeshtra është ves i keq dhe i sjell dëm individit e shoqërisë, këtu ajo sjell përfitime, famë, poste dhe benefite të ndryshme. Politikanët tanë gënjeshtrën e kanë shndërruar në modë për të jetuar. Politikanët tanë duhet ta dinë se gënjeshtra përfaqëson të kundërtën e sinqeritetit, apo të vërtetës. Ajo simbolizon dobësinë e karakterit të personit, ose përbën elementin mbrojtës ndaj një pasigurie të çastit. Gënjeshtrat janë veti e popujve të pazhvilluar, theksohet në literaturën filozofike. Andaj, të mjerë janë ata politikanë që rrejnë dhe mashtrojnë në radhë të parë popullin e vet e më pastaj të tjerët.

Një anketë nga “20th Century Fox Home Entertainment” në SHBA ka zbuluar se meshkujt thonë gjashtë gënjeshtra në ditë, ndërsa gjatë jetës së tyre thonë 126.672 sosh. Anketimi ka treguar se gratë janë më të sinqerta, thonë vetëm tri gënjeshtra në ditë, ose 68796 gjatë gjithë jetës së tyre. Ndërsa, këtu në Kosovë ende nuk është zhvilluar ndonjë anketë për matur gënjeshtrat e burrave dhe grave politikanë, por nga ajo çfarë u pa dhe po shihet sigurisht se shifrat do të jenë shumë të larta. Këtu në Kosovë gratë politikane janë më “burra” se burrat politikan, sepse më pak gënjejnë dhe janë më të sinqerta, si ndaj familjes, por edhe ndaj shoqërisë, ndërsa burrat politikan janë më pak të ndërgjegjshëm dhe më shumë gënjejnë.

“Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra”, thotë një fjalë e urtë e popullit, ndërsa politikanët tanë i kanë këmbët e gjata, por edhe gënjeshtrat janë të gjata, ato po zgjasin me vite dhe janë të pandërprerë. Ata gënjeshtrën e kanë bërë zanat për të jetuar dhe përfituar. Kur politikanët tanë do të jenë në gjendje të gënjejnë më pak do të ecim një hap përpara, por kur ata gënjejnë më shumë do të ecim mbrapa. Kur politikanët tanë gënjejnë më pak do të ecim në Evropë dhe do të bëhemi pjesë e saj. Vetëm atëherë nuk do të kishte nevojë të ndëshkohet deputeti Ardian Gjini, por edhe nuk do të akuzohet ministri Shala dhe kryeparlamentari Krasniqi, sepse nuk kanë çfarë të rrejnë dhe ndëshkojnë. Andaj, një ditë të gjithë ata që kanë kontribuar për gënjeshtrat ndaj këtij populli do të japin përgjegjësi para verdiktit të popullit, por edhe para drejtësisë. Vetëm, kështu do të jemi të zhvilluar, shtet demokratik dhe i integruar në proceset ndërkombëtare dhe vetëm kështu do të kemi një të ardhme më të mirë.

(Kontakti: Fehmi.ramadani@hotmail.com)

Në trend

Më shumë
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori