LAJMI I FUNDIT:

Policia zbulon dhe asgjëson dy parcela me bimë narkotike në Koshare

Policia zbulon dhe asgjëson dy parcela me bimë narkotike në Koshare

Policia e Kosovës ka zbuluar dhe asgjësuar sot dy plantacione me bimë narkotike, të llojit kanabis sativa të mbjella në zonën e brezit kufitar në Koshare.

Në njoftimin e Policisë se Kosovës, thuhet se “sot më, 20.08.2021 në mëngjes, në brezin kufitar në zonën e Koshares, gjatë realizimit të Planit Operativ ‘Parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike’, ka zbuluar dy plantacione me bimë që dyshohet të jenë kanabis sativa. Në dy parcelat janë gjetur 60 (gjashtëdhjetë) bimë me gjatësi nga 50 cm deri në 120 cm”.

“Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet relevante të policisë: zyrtarë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN)-Gjakovë, forenzika dhe zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare ‘Perëndimi’ Gjakovë. Veprimet policore janë bërë në koordinim me prokurorin e Prokurorisë Themelore-Gjakovë, pas konsultimit më të është iniciuar rasti
‘kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.


Më tej thuhet se në vendin e ngjarjes të gjitha bimët e gjetura janë shkatërruar me djegie në një vend të sigurt.

“Hetuesit nga DHTN-së do të vazhdojnë të trajtojnë këtë rast edhe në ditët në vijim. Vlen të cekët se policia kufitare e Kosovës kanë bashkëpunuar edhe janë mbështetur nga Polici e Shtetit e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori