LAJMI I FUNDIT:

Policia zbaton kontrolle natën të lokaleve të rajonit të Pollogut

Policia zbaton kontrolle natën të lokaleve të rajonit të Pollogut

Mbrëmë janë kryer kontrolle policore në disa kafe bare në rajonin e Pollogut, nga ora 22 e deri në ora 3 të mëngjesit të hershëm, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto kontrolle janë bërë në pajtueshmëri me Ligjin për shkelje të rendit dhe qetësisë publike. Me këtë rast, policia gjeti thikë te një i mitur, i cili bashkë me një tjetër, kishi shkelur rregullën kohore të qëndrimit në mbrëmje.

Gjithashtu është verifikuar nëse u shërbehen pije alkoolike të miturve dhe sa objekte e respektojnë rregullativën ligjore.


Gjobat për lejimin e qëndrimit të të miturve jasht kohës së caktuar me ligj, arrijn nga 1200 deri 2000 euro, si edhe 600 deri 1200 euro për personin.

Ligji parasheh që të gjobiten edhe prindërit e të miturve, nga 600 deri 800 euro./Telegrafi/