LAJMI I FUNDIT:

Policia shqiptoi 24,349 tiketa për mosrespektim të masave anti-COVID, qytetarët pro e kundër gjobave

Policia shqiptoi 24,349 tiketa për mosrespektim të masave anti-COVID, qytetarët pro e kundër gjobave
Foto: Ilustrim

Institucionet  shëndetësore po rrisin kujdesin për përballimin e një vale të dytë eventuale të coronavirusit. Ndërkohë, për zbatimin e masave anti-coronavirus po përkujdeset edhe policia e cila po tregohet mjaftë rigoroze në shqiptimin e gjobave. Për më pak se një muaj, policia shqiptoi 24.349 tiketa dhe arrestoi 4 persona.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe institucionet shëndetësore të vendit po paralajmërojnë një valë të dytë e coronavirusit. Nisur nga këto shqetësime, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj po kërkon që qytetarët të shtojnë kujdesin për parandalimin e infektimit me COVID-19.

Për respektimin e masave kundër përhapjes së coronavirusit, po përkujdeset policia e vendit. Përmes një përgjigje me shkrim, policia sqaroi se nga data 26 gusht deri ne datën 20 shtator janë shqiptuar 24,349 tiketa dhe janë bërë 4 arrestime. Prej tyre, 4 tiketa të dërguara në gjykatë dhe 5.918 vërejtje policore.


Disa nga qytetarët, këto veprime të policisë po i shohin si korrekte.

“Policia duhet t’i dënojë këta që nuk bartin maska. Ata duhet ta dinë se rreziku ekziston. Unë i kam 83 vjet dhe nuk dal pa maskë nga oborri i shtëpisë”, shprehet për RTV dukagjinin, qytetari Idriz Ahmeti.

“Gjobat janë për të vetëdijesuar njerëzit, pasi dikush nuk merr vesh me fjalë e pa e gjobitur nuk merr vesh. Gjobat Janë për të mirën e popullit”, deklaroi qytetari Gani Musliu.

Por, ka edhe qytetar që nuk pajtohen me shqiptimin e gjobave nga policia.

“Nuk besoj se janë korrekte. Gjobat duhet të hiqen, por secili qytetarë duhet të mbajë maskën për të mirën e shëndetit të vet”, deklaroi qytetari Sylejman Maloku./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë

Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë

Kronika e Zezë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare

Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare

Lajme
BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori