LAJMI I FUNDIT:

Policia reagon pas deklaratave të Ina Ramës

Policia reagon pas deklaratave të Ina Ramës

Policia e Shtetit tha të martën në mbrëmje se i ka dërguar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ‘informacion për referimin e veprës penale’, lidhur me demonstratën e datës 21 janar nga Partia Socialiste e Shqipërisë, duke i vënë në dispozicion thënie të cituara nga subjektet politike të marra në shtyp dhe mediat elektronike nga data 15 deri 22 janar 2011.

Materiali është referuar për veprën penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal, sipas të cilit thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre vjet, tha zëdhënësja e Policisë së Shtetit, Klejda Pangarica. /Telegrafi/