Policia politike
Ngjarjet e fundit politike në vend, padyshim që kanë nxjerrë në pah edhe një herë tendencën e Qeverisë së Kosovës për të instaluar një shtet policor. Përdorimi i policisë për t’i privuar qytetarët nga liritë fundamentale është element i shtetit policor, i cili gjithnjë e më shumë po bëhet i dukshëm. Qeveria e jonë duke mos pasur legjitimitet dhe përkrahje politike nga qytetarët, po e instrumentalizon policinë për ta realizuar agjendën e saj të mbrapshtë politiko-ekonomike. Dhuna policore ndaj qytetarëve, aktivistëve dhe deputetëve që kundërshtojnë në mënyrë paqësore diskursin politik qeveritar, është dëshmi që policia është në shërbim të pushtetarëve.
Qeveria e Kosovës në javën e kaluar ka nënshkruar shitjen e rrjetit të distribucionit të KEK-ut me përfaqësuesit e konzorciumit turk “Çalik dhe Limak”. Qeveria i shpërfilli kështu tërësisht thirrjet e pandërprera të qytetarëve dhe punëtorëve për të mos e privatizuar këtë ndërmarrje strategjike shoqërore. Janë bërë dhjetëra protesta dhe një peticion i nënshkruar nga dhjetëra mijëra qytetarë. Të gjitha këto, hasën në veshin e shurdhër të Qeverisë sonë. Për më tepër, Qeveria në ditën kur e shpronësoi shtetin nga ky aset shoqëror, urdhëroi policinë që të ushtroj dhunë policore ndaj secilit që po protestonte paqësisht. Policia rrahu dhe arrestoi deputetët e aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe përfaqësues të sindikatave.
Dhuna policore ndaj protestuesve paqësorë u urdhërua drejtpërdrejt nga Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi. Kjo u vërtetua në kohën kur deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dëshironin që të hynin në objektin e Qeverisë. Ky ministër i dëshmuar për arrogancën e tij unike, është parë duke dhënë urdhër truprojave të kryeministrit Thaçi, për largimin e deputetëve me dhunë nga oborri i Qeverisë. Ministri Rexhepi, shkeli të drejtën e deputetëve që të hyjnë në objektin qeveritar. Përveç kësaj, ministri nuk ka të drejtë që të ndërhyjë në veprimet operacionale të policisë as nëpërmjet truprojave të qeveritarëve dhe as nëpërmjet eprorëve policorë.
Deputetëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk iu ndalua hyrja vetëm në objektin e Qeverisë, por edhe në atë të Kuvendit. Porta kryesore e Kuvendit ishte e mbyllur me zinxhirë nga policia pa dijen e zyrtarëve të Kuvendit. Kësisoj deputetët e kishin të pamundur pjesëmarrjen në seancën e Kuvendit, e cila kishte filluar. Vetëm kur deputetët filluan që ta kapërcejnë rrethojën, atëherë policia e hapi portën. Mbyllja e portës ndaj deputetëve ishte kulmi i dhunimit të Kuvendit në veçanti dhe institucioneve të tjera në përgjithësi. Sigurisht që prapa këtij akti antidemokratik dhe antiligjor fshihet ministri Rexhepi. Edhe kjo ishte një shkelje tjetër e rëndë, ngase nuk mund të bëhet asnjë veprim policor në Kuvend pa kërkesën dhe lejen e kryetarit të tij.
Në mbledhjen e radhës së Kuvendit, ku pika kryesore e rëndit të ditës ishte rezultat për ‘normalizimin’ e marrëdhënieve me Serbinë, policia kishte rrethuar Kuvendin. Edhe kësaj here, policia nuk kishte marrë kërkesë dhe leje nga Kryetari i Kuvendit për një gjë të tillë. Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, e ndërpreu seancën duke kërkuar që të hiqen të gjitha njësitë policore nga Kuvendi. Krasniqi e akuzoi publikisht Ministrin Rexhepi për praninë e madhe dhe të pa arsyeshme të policisë në Kuvend. Po të ishte kjo rezolutë që u sponsorizua nga PDK-ja dhe AAK-ja për të mirën e Kosovës, Qeveria nuk do të orvatej të jepte mesazhe të dhunës.
Ankesat dhe raportimet e qytetarëve për sjellje joprofesionale të policëve nuk merren seriozisht nga Inspektoriati i Policisë. Nga ky institucion që ka për detyrë monitorimin e sjelljeve të policëve, përkundër fakteve të shumta, deri më tani nuk kemi parë veprime konkrete që do të rezultonin me suspendimin apo largimin e policëve që kanë rënë ndesh me ligjin.
Policia e Kosovës duhet të jetë në funksion të sigurimit të ambientit të qetë dhe të zbatimit të ligjit, ashtu siç kërkohet nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi. Ndërhyrja e policisë për efekte politike, pashmangshëm do ta humb besimin e qytetarëve edhe ashtu të lëkundur në këtë institucion. Vendi i jonë ka nevojë për një polici profesionale, e cila është e aftë të luftoj krimin dhe dukuritë e tjera të jashtëligjshme. Por, kjo nuk bëhet derisa të kemi këtë Qeveri që e cenon dhe e tjetërson misionin e policisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker