LAJMI I FUNDIT:

Policia “plaçkit” automjetet për t’i mbushur mend vozitësit

Policia “plaçkit” automjetet për t’i mbushur mend vozitësit

Policia londineze ka filluar një program trajnimi të vozitësve në kuadër të cilit nga automjetet merr gjëra të ndryshme me vlerë dhe ua lë porosinë se ku mund t’i marrin.

Qëllimi i projektit të nisur në qarkun Richmond në Temzë, i cili shënon numër të madh të vjedhjeve nga automjetet, është tërheqja e vëmendjes nga rreziku i cili kanoset me lënien e pakujdesshme të gjërave personale në automjete.

Cak kryesor i policëve janë automjetet në të cilat dyert apo dritaret janë lënë të hapura. Kur në automjete gjejnë gjëra personale policët së pari e thërrasin pronarin, megjithatë, por nëse nuk e gjejnë atëherë gjërat i marrin në stacion policor, derisa në automjet lënë të dhëna se si të vijnë deri tek ta. Në rast se dyert apo dritaret e automjetit janë të hapura, e në të nuk kanë asnjë gjë me vlerë, ata do të lënë vetëm vërejtjen.

Udhëheqësit e qarkut pohojnë se vozitësit kryesisht u janë falënderues për mësimet që i marrin nga ky program. Natyrisht, ka edhe prej atyre të cilët nuk janë të kënaqur me faktin se duhet të shkojnë e t’i marrin gjërat e tyre personale në stacion policor, megjithatë, autoritetet thonë se ky është pikërisht qëllimi.