Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, përkatësisht Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, pas aksidentit tragjik që ndodhi në Kroaci, ku humbën jetën 10 qytetarë nga Kosova dhe disa të tjerë u lënduan rëndë dhe lehtë, sot i ka ftuari në një takim, kompanitë e transportit publik të udhëtarëve nga rajoni i Ferizajt.
Sipas njoftimit të Policisë, në këtë takim, veç tjerash është diskutuar situata e sigurisë në komunikacion, e cila është vlerësuar të jetë e mbingarkuar nga qarkullimi i automjeteve në rrugë, ndërkaq është paraqitur nevoja që urgjent të merren masa, të nevojshme nga përgjegjësit e kompanive të transportit publik të udhëtarëve, me theks të veçantë , transportit ndërkombëtar për të shtuar kujdesin e tyre.
Nga policia, janë dhënë rekomandime, që kompanitë e transportit publik të udhëtarëve, të sigurohen se, a kanë caktuar drejtues ( shoferë) të autobusëve me përvojë, të sigurohen se këta shoferë, a janë në gjendje të mirë shëndetësore, bazuar edhe në certifikatat e tyre mjekësore, siç është përcaktuar me ligj, të sigurohen gjithashtu se, a janë duke i respektuar të gjitha rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor, edhe sa i përket kohëzgjatjes së drejtimit të autobusit dhe a janë prezent edhe ndihmës shoferët, gjatë transportit në linjat ndërkombëtare, si dhe masat tjera mbi gjendjen teknike të këtyre automjeteve, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
Palët në takim u dakorduan që të mbahet edhe një takim tjetër gjatë javës edhe me përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore nga fusha e transportit.
Zyrtarët të Policisë bënë të ditur se Policia do të marrë të gjitha masat e nevojshme, ku do të bëjë kontrolle të jashtëzakonshme të tyre, si për shoferët, ashtu edhe për gjendjen teknike të autobusëve dhe për çdo parregullsi do të marrë masat adekuate sipas ligjit të komunikacionit rrugor, krejt kjo me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa