LAJMI I FUNDIT:

Policia ofron shpërblim për ata që japin informacion për vendndodhjen e këtyre tre të dyshuarve (Foto)

Policia ofron shpërblim për ata që japin informacion për vendndodhjen e këtyre tre të dyshuarve (Foto)
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për rastet e veprave penale të grabitjeve me të gjitha njësitet e saj relevante është angazhuar në hetimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Deri tani policia ka identifikuar dhe i ka futur në kërkim policor tre persona të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit mund të jenë të implikuar në rastet e grabitjeve që po hetohen.

“Policia e Kosovës është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante për të zbuluar sa më parë këto raste dhe të sjell të dyshuarit para drejtësisë. Megjithatë për lokalizimin sa më të shpejt të kryerësve të këtyre veprave penale Policia kërkon ndihmën e qytetarëve, që mund të kenë informacion për vendndodhjen e tyre dhe për këtë ofron shpërblim 5.000 (pesëmijë) euro”, thuhet në njoftim.


Policia njofton se kjo kërkesë është bërë pas konsultimit dhe koordinimit me Prokurorin e rastit dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, pasi që të njëjtit këta persona të dyshuar, konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe aktualisht gjenden në arrati.

“Andaj për ta ndihmuar lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe për ta mundësuar kapjen e tyre policia kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve. Çdokush që ka informacion për ta, t’ia kaloj ato policisë përmes linjave emergjente 192 ose në info@kosovopolice.com. Policia e Kosovës për qytetarët që ofrojnë informacion, do të garantoj konfidencë të plotë”, thuhet në njoftim.

Emrat dhe fotografitë e të dyshuarve janë në vijim:

– Kastriot (Xhevat) Shala i lindur me datë 30.07.1995, me banim në fshatin Trudë të Prishtinës.

– Leutrim (Rrahman) Latifi i lindur me datë 27.08.1992 me banim rruga Vushtrrisë nr; 64 Prishtinë.

– Ridvan (Rexhep) Ademi i lindur me datë 11.08.1989 me banim në fshatin Dobratin të Podujevës. /Telegrafi/

Kastriot (Xhevat) Shala i lindur me datë 30.07.1995, me banim në fshatin Trudë të Prishtinës

Leutrim (Rrahman) Latifi i lindur me datë 27.08.1992 me banim rruga Vushtrrisë nr; 64 Prishtine

Ridvan (Rexhep) Ademi i lindur me datë 11.08.1989, adresa e banim në fshatin Dobratin KK. Podujevë

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori