LAJMI I FUNDIT:

Policia nuk ruan më Prokurorinë

Policia nuk ruan më Prokurorinë

Efektivat e ruajtjes së objekteve pranë godinave të prokurorisë, të cilët janë në varësi të Policisë së Shtetit, nuk janë paraqitur në detyrë dhe godinat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Prokurorisë së Apelit dhe Prokurorisë së Përgjithshme aktualisht janë pa roje të objekteve.

Prokuroria është detyruar të zgjidhë problemin me masa provizore. Në mungesë të efektivave të policisë punonjës të prokurorisë janë urdhëruar që gjatë orëve të mbrëmjes dhe gjatë natës të kryejnë vetë shërbimin për ruajtjen e godinave.

Sipas të përditshmes Panorama, ky ishte një veprim i pritshëm pasi në bazë të një vendimi të Këshillit të Ministrave, policia e shtetit do të siguronte objektet shtetërore deri në dhjetor të vitit 2011. Duke filluar nga data 1 janar 2011, sipas vendimit në fjalë prokuroria do të duhej të merrte masa për sigurimin e godinave me policë privatë.

Më herët, gjatë diskutimit në Kuvend të buxhetit të shtetit për vitin 2011, kryeprokurorja Ina Rama nëpërmjet një letre dërguar Kuvendit dhe Ministrisë së Financave ka kërkuar shtesë fondi në buxhetin e organit të akuzës për vitin 2011 me qëllim prokurimin e shërbimit të ruajtjes së godinës me policë privatë, pavarësisht preferencës së prokurorisë që godinat e saj të ruheshin nga Policia e Shtetit. /Telegrafi/