LAJMI I FUNDIT:

Policia në Ferizaj kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Hyqmet Qorrit dhe Lirim Tushës, të dyshuar për vrasje

Policia në Ferizaj kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Hyqmet Qorrit dhe Lirim Tushës, të dyshuar për vrasje
Foto: Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për publikimin e fotografive të personave në kërkim kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, me qëllim identifikimin dhe vendndodhjen e personave në kërkim policor, të cilët dyshohen për “vrasje të rëndë”.

“Vrasja e rëndë” ka ndodhur më 10.05.2022 në Kaçanik , përball ‘’Varrezave të Dëshmorëve’’ në vendin e quajtur ‘’Fusha Pajtimit’’, ku humbi jetën 30 vjeçari me inicialet H.B. (M/K) dhe mbeti i plagosur rëndë personi tjetër me inicialet K.B (M/K) i moshës 32 vjeçar.

Personat e dyshuar janë : Hyqmet (Shaqir) Qorri dhe Lirim (Naser) Tusha.


Deri më tani, të dyshuarit nuk janë paraqitur në polici dhe janë në arrati.

“Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtyre dy personave për vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori